Zhdukini nga ekranet këta palaço! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zhdukini nga ekranet këta palaço!

18:17 | 21/10/2018
në Uncategorized
0

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Nga Mentor Kikia

Një këngëtar (nëse mund të quhet kështu), u arrestua për të disatën herë në Tiranë, i kapur me armë dhe drogë. Kësaj radhe policia thotë se Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, është pjesë e një organizate kriminale. Nuk e dimë se sa do të qëndrojë në burg kësaj radhe. Ky djalë, ka shumë ndjekës në rrjetet sociale. Këngë të tij, që kanë për tekst vetëm fjalë të ndyra, kërcënime për vrasje, armë dhe për sfond breshëri automatiku, janë klikuar nga 1.5 deri në 3 milion herë. Qindra e mijëra komentues shprehin admirimin për “burrërinë” e tij që i thotë “fuck” policisë. Ndërsa shumë të rinj vetëquhen me krenari si grupet e fansave të tij. Ata janë kundër fansave të një tjetër soji si ky, Noizy. Edhe ky protagonist aktesh të dhunshme, përplasjesh me armë, plagosjesh, rrahjesh… Edhe ky ka fansat e tij dhe është edhe më shumë i klikuar nga adoleshentët e të rinjtë. Për këtë meritë u përfshi edhe në librat e shkollës. Si këta ka edhe shumë të tjerë, në Shqipëri e Kosovë, e që sundojnë në mënyrë të shëmtuar tregun muzikor. Videoklipe që promovojnë dhunën, seksin, drogën, paratë, luksin që buron nga grabitja, makinat e shtrenjta, horrllëkun, vrasjet. Sjellje të dhunshme në skenë dhe jashtë saj.

E di, do të thoni që jemi shoqëri e lirë, gjithkush bën ç’të dojë. Por ka një problem të madh në shoqërinë tonë. Jemi lëshuar nga frerët dhe nuk njohim kufi. Jemi të lirë dhe me këtë kuptojmë se kemi të drejtë të bëjmë gjithçka. Padyshim, një vajzë mund të bëjë videoklip edhe pa kënduar, vetëm duke tundur silikonet, edhe me armë në dorë. Përderisa e preferojnë, përse të mos e bëjë? Një djalë mund të bëjë tekste këngësh me këcënime, me drogë dhe pallaçollëqe të tjera të këtij lloji. Mund të pozojë edhe me automatikë e pistoleta, madje edhe me tanke nëse i ka.

Por këta njerëz për fatin e zi të kohës që po jetojmë, janë modelet e adoleshentëve. E dini ju që 13-17 vjeçarët i dinë këngët e tyre përmendësh? E dini që bëjnë tatuazhe si të tyret? Apo që përleshen mes tyre për faktin se janë “banda” fansash rivalë? Në kushtet e lirisë, këta nuk mund ti ndalosh dot të bëjnë kësi lloj arti mizerje, derisa nuk ka një ligj për “genocid” muzikor. Por ata pompohen në publicitetin e tyre nga mediat, nga ekranet, nga studiot ku i ftojnë të promovohen dhe nga ekranet që transmetojnë këto këngë me të tilla videoklipe.

Ndaj, nëse nuk e ndalon dot të këndojë këngë të tilla, AMA duhet të ndërhyjë urgjent të ndalojë publikimin e videoklipeve të tyre. Në çdo ekran. Kemi nevojë urgjente të riformatojmë rregullat e menaxhmit të shoqërisë, kemi nevojë të bllokojmë çdo element të degradimit moral e social.

Dreqi ta hajë, ku po shkojmë? Ç’të themi pas 10 vjetësh, që na vunë përpara ca palaço dhe ne të tjerët nuk qemë në gjendje të vendosim ca rregulla?

Etiketa: Mentor KikiaNoizypalaçostresi

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Lindjet cezariane, Librazhdi mban rekordin me 67% të lindjeve me operacion

Lindjet cezariane, Librazhdi mban rekordin me 67% të lindjeve me operacion

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Arratisja e Altin Ndocit nga Spitali/ Arrestohen 8 persona, mes tyre zyrtari i lartë i policisë dhe kryeinfermieri –

Ja pse për arratisjen e Altin Ndocit mund të jenë paguar deri në 1 mln euro –

17:46 | 14/01/2026
Divjakë – 52 vjeçari kërcënoi me sëpatë një person pas një konflikt –

Divjakë – 52 vjeçari kërcënoi me sëpatë një person pas një konflikt –

17:30 | 14/01/2026
Tentoi të kalonte kufirin ilegalisht, ndalohet 30-vjeçari grek në Kapshticë –

Tentoi të kalonte kufirin ilegalisht, ndalohet 30-vjeçari grek në Kapshticë –

17:16 | 14/01/2026
Vizat turistike/ Ambasada amerikane në Tiranë ndan mesazhin e rëndësishëm –

Vizat turistike/ Ambasada amerikane në Tiranë ndan mesazhin e rëndësishëm –

17:00 | 14/01/2026
Ankesa e Fatmir Pjetrit, nuk më lejojnë të botoj librin. Nisin kontrollet në burgun e Burrelit si doli audioregjistrimi në instagram –

Ankesa e Fatmir Pjetrit, nuk më lejojnë të botoj librin. Nisin kontrollet në burgun e Burrelit si doli audioregjistrimi në instagram –

16:54 | 14/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Ja pse për arratisjen e Altin Ndocit mund të jenë paguar deri në 1 mln euro –
  • Divjakë – 52 vjeçari kërcënoi me sëpatë një person pas një konflikt –
  • Tentoi të kalonte kufirin ilegalisht, ndalohet 30-vjeçari grek në Kapshticë –
  • Vizat turistike/ Ambasada amerikane në Tiranë ndan mesazhin e rëndësishëm –
  • Ankesa e Fatmir Pjetrit, nuk më lejojnë të botoj librin. Nisin kontrollet në burgun e Burrelit si doli audioregjistrimi në instagram –
  • “Nuk e kemi lënë vetëm” – bisedat sekrete në SKY ECC që paralajmëruan arratisjen e Altin Ndocit –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ja pse për arratisjen e Altin Ndocit mund të jenë paguar deri në 1 mln euro –
  • Divjakë – 52 vjeçari kërcënoi me sëpatë një person pas një konflikt –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com