Një 20 vjeçare shqiptare është zhdukur prej katër ditësh në Pire, Greqi.
Sipas mediave greke ajo quhet Juliana Osmani dhe që prej 22 tetorit, nuk dihet asgjë mbi vendndodhjen e saj.
Autoritetet atje janë vënë në lëvizje për gjetjen e 20 vjeçares. Ndërkohë, çdo shqiptar që jeton në tokën greke dhe ka çfardo lloj informacioni mbi të, mund të kontaktojë në Athinë “Bizëqeshjen e fëmijës” që është e disponueshme 24 orë ose “ Linjën Europiane të Fëmijëve të Humbur” me nr. tel 116000.