Një 28-vjeçare banore në fshatin Çerravë të Pogradecit është zhdukur. Zhdukjen e ka denoncuar nëna 54-vjeçare e së resë. Në dëshminë e saj, ajo ka thënë se vajza është larguar nga banesa më datë 25 Prill dhe nuk është kthyer më.
Ndërkohë edhe Elbasani nuk ka gjetur qetësi. Një 37-vjeçare është zhdukur nga shtëpia e saj ndërkaq rastin e ka denoncuar e motra.
Policia e Pogradecit dhe Elbasanit thonë se kanë nisur kërkimet për të zbuluar çfarë ka ndodhur me dy gratë e zhdukura.