Pas dy ditësh të gjata kaosi dhe radhe është zhbollokuar pika e kalimit kufitar me Greqinë.
Shtetasit shqiptar prej dy ditësh nuk janë lejuar të kalojnë nga Kapshtica drejt Greqisë, ndërsa dje kjo ishte e mundur vetëm për ata që ishin të pajisur me pasaporta të shtetit fqinj.
Shtetasit shqiptarë janë ndaluar në doganë me arsyetimin se nuk punon sistemi, por në orët e vona të mbrëmjes së djeshme është rikthyer normaliteti.