Ditë shumë të rëndësishme për të ardhmen e Dibrës. Kështu i cilësoi kandidati i ASHE për bashkinë e Dibrës, Muharrem Rama, zgjedhjet e pjesshme që po mbahen sot.
Ai apeloi qytetarët të dalin masivisht në votime.
Muharrem Rama: “Sot është një ditë shumë e rendësishme për të ardhmen e Dibrës. I ftoj të gjithe qytetarët të dalin masivisht të votojnë. Proçesi duhet të jetë i qetë e pa incidente. Jane qytetarët ata që me vullnetin e tyre të lire do të përcaktojnë Kryebashkiakun e ardhshëm”.
Deklaratën Rama e bëri ndërsa votoi sëbashku me bashkëshorten e tij në shkollën “Selim Alliu” në Peshkopi.