Gjatë zgjedhjeve për rektor në Universitetin e Mjekësisë Petrit Bare humbi me një diference prej një vote kundrejt kandidatit Arben Gjata, i cili doli fitues. Ky rezultat e ka detyruar kandidatin Bare që çështjen ta dërgojë në Gjykatën Administrative.
Ai i është drejtuar gjykatës me pretendimin për të numëruar 8 fletët e votimit të datës 20 prill, të konsideruara të pavlefshme nga anëtarët e komisionit institucional të zgjedhjeve. Sipas Bares rinumërimi i votave mund të ndryshojë rezultatin. Gjykata pasi mori në shqyrtim kërkesën dhe rinumëroi votat, verifikoi se në avantazh sërish dilte Arben Gjata. Më 27 qershor pritet të zhvillohet seanca e rradhës për këtë çështje.