Të djelën do të zhvillohen zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, ku 20 mijë vëzhgues do ndjekin nga afër procesin.
Zëdhënësi i KQZ-së në Kosovë tha se në të gjithë vendin janë 889 qendra votimi me gjithsej 2 mijë e 490 vendvotime.
“Deri më tani janë akredituar 7 grupe vëzhguesish me gjithsej 20 mijë e 24 vëzhgues. Ata do të përfaqësojnë subjekte politike të certifikuara për pjesëmarrje në zgjedhje, Organizata Ndërkombëtare, Organizata Jo-Qeveritare vendore, përfaqësi diplomatike dhe media vendore e ndërkombëtare”, ka theksuar zëdhënësi i KQZ-së në Prishtinë.