Presidenti Bujar Nishani ka dekretuar datën 7 maj, ditën kur do të mbahen zgjedhjet e parakohëshme për Bashkinë e Kavajës.
Ky vendim i Presidentit të Republikës vjen një ditë pasi Gjykata Kushtetuese shpalli vendimin përfundimtar për heqjen e mandatit të ish- kryebashkiakut të Kavajës Elvis Rroshi, pasi ku i fundit u prek nga ligji i dekriminalizimit.
Elvis Rroshi u shkarkua nga detyra në fund të dhjetorit të vitit të kaluar.