Partia Socialiste do të mbledhë sot Asamblenë Kombëtare, në të cilën do të diskutohet për përgatitjen e fushatës elektorale për zgjedhjet e 18 qershorit.
Ndërsa më 29 prill pritet të mblidhet edhe Kongresi, i cili do te miratojë edhe programin e socialistëve për zgjedhjet.
Ndërkohë që kontrata e koalicionit qeverisës PS-LSI ka përfunduar ditën e djeshme, kreu i LSi-së Ilir Meta akoma nuk ka marrë një vendim për koalicionin e ardhshëm.
Afati përfundimtar i rregjistrimit të koalicioneve është data 18 prill.