Zgjedhjet 2017/ Kreu i KQZ-së hap votimin: Dilni masivisht në votime, sot dita juaj!

0
225

Kreu i KQZ-së, Klement Zguri, ka çelur i pari zyrtarisht votimin për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit.

Në orën 07:00 ai votoi në Qendrën e Votimit 1730/1, tek Liceu Artistik, rruga Elbasanit.

Në një prononcim për mediat ai apeloi qytetarët të marrin pjesë masivisht në zgjedhje.

Zguri: KQZ në një kohë rekord, brenda kërkesave të ligjit ka bvërë gati përgatitjet e zgjedhjeve që sot shqiptarët të votojnë të lirë dhe sipas vullnetit të tyre. Vetë demokracia është votë dhe pjesmarrje, shqiptarët sot kanë mundësinë për të bërë demokraci. U bëj thirrje zgjedhësve të dalin masivisht në votim, është e drejtë kushtetuese e patjersueshme, dhe sot është dita e tyre. Zgjedhje të zhvillohen me transparencë dhe komisionerët ta ushtrojnë me paanshmëri detyrën e tyre.

Zguri tha se në 10 Qendra Votimi nuk është bërë shpërndarja e bazës materiale, e cila pritet të ketë nisur këtë mëngjes.

Zguri: Në dijeninë tonë mund të ketë shumë pak, rreth 10 QV në Shkodër që nuk është bërë shpërndarja e bazës materiale, duhet të fillonte sot në mëngjes.

Lër një përgjigje

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutem vendosni emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.