Nënkryetarja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku bashkë me Sekretarin Organizativ Flamur Hoxha prezantuan kandidatin e Partisë Demokratike në Bashkinë e Vorës. Ymer Markun. Në prezantimin e kandidatit Ymer Marku deputetja Tabaku u shpreh se kjo kandidaturë është zgjedhja e duhur për të ardhmen e Vorës. Ky është test dhe ne do ta kalojmë me sukses, u shpreh Tabaku, pasi rivali Markut është një kandidaturë e panjohur dhe pa të shkuar. Ndërkohë, ky fundit u shpreh se eksperienca e tij politike është provë e mënyrës se si ai ka punuar dhe di të punojë.
“Ne kemi parë një qeveri lokale inekzistente. Rindërtimi nuk ecën dhe qytetarët janë pa shtëpi. Në bashkinë e Vorës gjen më shumë sekserë se sa të punësuar në Bashkinë e Vorës. Ne duhet të votojmë për të ardhmen, për fëmijët tanë dhe për veten tonë,” tha Marku. Kujtojmë se PD ka prezantuar sot kandidaturat e saj edhe në Rrogozhinë e Shkodër.