Zëri i Amerikës për protestën e pedagogëve: Rrezikohet viti akademik – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zëri i Amerikës për protestën e pedagogëve: Rrezikohet viti akademik

21:56 | 14/10/2022
në Uncategorized
0

Sindikatat dhe profesorët e universiteteve publike të Shqipërisë zhvilluan sot një tjetër tubim proteste në sheshin Nënë Tereza të Tiranës, duke kërkuar rritje 50 për qind të pagave dhe të fondeve për kërkimet shkencor.

Ata bënë të ditur se nuk do të nisin vitin akademik të hënën, nëse qeveria nuk plotëson 9 kërkesat e peticionit të tyre. Qeveria rriti me 7 për qind pagën e pedagogëve, si dhe lejoi që me 8 për qind të tjera, universitetet të mund t’i rritin pagat nga të ardhurat e tyre. Sindikatat dhe pedagogët e universiteteve publike të Tiranës dhe qytete të tjera protestuan sot për mosplotësimin nga qeveria të kërkesave ekonomike.

Ata kërkojnë rritje 50 për qind të pagave bazë sipas titujve shkencorë në dy faza, vlerësime për vjetërsinë në punë mbi 15 vjet dhe për orët e mbingarkesës shtesë në mësimdhënie, rritje të financimit për kërkimin shkencor, rivlerësim të orës mësimore leksion e seminar, rishikim të tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës shtesë, si dhe transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universiteteve publike.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Pedagogët organizatorë të protestës njoftuan se nëse qeveria nuk reagon deri të hënën, ashtu si për javë e muaj më radhë, ata nuk do të nisin vitin e ri akademik. ‘Ditën e hënë, nga ora 8 deri në 10, do të bëhet prezantimi i studentëve të rinj nëpër fakultete në gjithë universitetet e vendit. Pas orës 10, sindikatat do t’u shpjegojnë studentëve pse lëvizja jonë është lëvizja e tyre. Besojmë se do të gjejmë mirëkuptimin e tyre, prindërve të tyre dhe gjithë shqiptarëve të ndershëm’, thotë profesori Aleksandër Kovaçi.

Protestuesit i kanë dërguar qeverisë një peticion me 9 kërkesa një muaj më parë, të nënshkruar nga mbi 85 për qind e pedagogëve në Tiranë e rrethe. Ata thonë se ato janë të njëjtat kërkesa që qeveria socialiste i ka mbi tryezë qysh nga viti 2019, dhe nuk i plotëson, ndërsa gjendja e tyre sa vjen e rëndohet, aq sa aktualisht ata paguhen vetëm 5 euro për një orë leksioni dhe pagat e tyre dhe fondet për kërkim shkencor janë shumë më të ulëta në krahasim me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut dhe pakrahasimisht të ulëta me vendet e Bashkimit Europian.

‘Kjo është një protestë për të kthyer dinjitetin e nëpërkëmbur të pedagogëve në vite. Unë i kam hyrë kësaj karriere qysh në moshën 22 vjeçare dhe nëpër vite asnjëherë nuk jam ndjerë e vlerësuar as financiarisht as profesionalisht për trajtimin që na është bërë nga qeveritë e të gjithë ngjyrave. Kriza ka ndikuar, por nuk është vetëm problemi i krizës. Mendoj se mungon vizioni për arsimin e lartë në Shqipëri për vite me radhë në Shqipëri, dhe kjo mungesë ka sjellë këtë precipitim, kur arrin elita intelektuale të dalë në rrugë. Kjo është një fatkeqësi për një komb dhe për një shoqëri të civilizuar’, thotë pedagoge Albana Deda.

Në tubim folën pedagogë të rinj e të vjetër, nga universitetet e Tiranës dhe të qyteteve të tjerë si dhe disa studentë, të cilët përshkruan mungesat e shumta dhe gjendjen e vështirë, ku sipas tyre, gjenden aktualisht qarqet akademike të vendit.

Ata theksuan se kërkesat e tyre janë minimale për të kthyer dinjitetin e profesoratit dhe universiteteve, ku fondet e kërkimit shkencor janë minimale dhe pagat bazë janë në kufijtë e mbijetesës.

‘E keqja e sfidon mendimin dhe nuk ka mendim pa arsimim. Këtë duhet ta kuptojë qeveria dhe gjithë Shqipëria. Do të qëndrojmë fort me kërkesat tona, që tashmë po u bashkohen dhe mbështeten edhe nga studentët dhe opinioni publik. Kjo nuk është vetëm protesta jonë, por është protest e gjithë shoqërisë shqiptare për ditë më të mira për arsimin dhe për dinjitetin e mësuesit’, thotë pedagogu Ardian Isufi.

Qeveria nxiti universitetet që, falë autonomisë së tyre, të shtojnë të ardhurat dhe fondet e tyre përmes projekteve dhe aplikimeve ndërkombëtare, duke përfituar më shumë para përmes punës së tyre konkrete shkencore. Qeveria miratoi javën e kaluar një rritje prej 7 për qind të pagave në universitete dhe u krijoi mundësinë ligjore për një rritje të mëtejshme prej 8 për qind nga të ardhurat e tyre.

Por pedagogët e quajtën të pamjaftueshme, dhe pohuan se rritjen e pagave bazë e kërkojnë nga qeveria në përputhje me titujt shkencorë dhe vjetërsinë në punë, por nuk mund ta bëjnë këtë rritje pagash me paratë e studentëve, të cilat u duhen kthyer atyre si shërbime universitare./VOA

Etiketa: Kryesore1pedagogetprotesta

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Ngjan shumë me Trixën, ke ndonjë lidhje me të? Aleksia Peleshi habit me përgjigjen

Ngjan shumë me Trixën, ke ndonjë lidhje me të? Aleksia Peleshi habit me përgjigjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Nga rajoni në shtëpinë e babagjyshit në Finlandë, ku do të ‘arratisen’ shqiptarët këtë fundviti? –

Nga rajoni në shtëpinë e babagjyshit në Finlandë, ku do të ‘arratisen’ shqiptarët këtë fundviti? –

08:52 | 25/12/2025
Zoti ju mbroftë dhe bekoftë të gjitha familjet tuaja –

Zoti ju mbroftë dhe bekoftë të gjitha familjet tuaja –

08:34 | 25/12/2025
Gëzuar Krishtlindjet, edhe për fundërrinat e së majtës radikale –

Gëzuar Krishtlindjet, edhe për fundërrinat e së majtës radikale –

08:26 | 25/12/2025
Këmbimi valutor 8 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

Këmbimi valutor 24 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

08:06 | 25/12/2025
Kremtimi i Krishtlindjes, ritet dhe besimet në vende të ndryshme –

Kremtimi i Krishtlindjes, ritet dhe besimet në vende të ndryshme –

07:46 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Nga rajoni në shtëpinë e babagjyshit në Finlandë, ku do të ‘arratisen’ shqiptarët këtë fundviti? –
  • Zoti ju mbroftë dhe bekoftë të gjitha familjet tuaja –
  • Gëzuar Krishtlindjet, edhe për fundërrinat e së majtës radikale –
  • Këmbimi valutor 24 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Kremtimi i Krishtlindjes, ritet dhe besimet në vende të ndryshme –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 25 Dhjetor 2025 –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Nga rajoni në shtëpinë e babagjyshit në Finlandë, ku do të ‘arratisen’ shqiptarët këtë fundviti? –
  • Zoti ju mbroftë dhe bekoftë të gjitha familjet tuaja –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com