Zëri i Amerikës: Në Shqipëri po tkurren testimet për Covid – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zëri i Amerikës: Në Shqipëri po tkurren testimet për Covid

09:15 | 21/09/2021
në Kryesore
0

Në Shqipëri, ndërsa rastet e reja me Covid-19 mbetën në kuota të lartë dhe gjatë javës së fundit (14-20 shtator) testimet ranë për të dytën javë me radhë. Përkeqësimin e situatës e dëshmon, niveli edhe më i lartë i pozitivetit, si dhe numri në rritje i viktimave si dhe ai i të shtruarve në spital.

Të dhënat zyrtare të përpunuara nga Zëri i Amerikës tregojnë se në total të infektuarit rishtazi arritën në 5968 raste, vetëm 0.5 përqind më shumë se java pararendëse (7-13 shtator), ose kuota me e lartë që nga java e fundit e muajit shkurt, gjatë të cilit pandemia shënoi dhe pikun e saj. E marta e kaluar ishte dita me më shumë të prekur, 995 të tillë, ndërkohë që mesatarja ditore e javës ishte 852 raste, e ndikuar dukshëm nga numri i ulët i kësaj të hëne, kur u regjistruan vetëm 451 të infektuar.

Por stabiliteti javor duket se nuk është në të vërtetë një pasqyrë e situatës reale, se sa i ndikuar nga një tjetër ulje e numrit të testimeve. Në total janë kryer 34.764 tamponë, ose 7.3 përqind më pak se java pararendëse, gjatë së cilës, gjithashtu, testimet kishin qenë në rënie.Dëshmi e një panorame që ka ardhur duke u rënduar, pavarësisht numrave, është dhe rritja e ndjeshme e nivelit të pozitivitetit (raporti mes rasteve të reja dhe testimeve), i cili kërceu me 1.3 pikë përqindje, duke kapur nivelin e 17.1 përqind.

Read more

E papritur, Rey Manaj ikën nga Arabia shkon në Kinë, kontratë 2-vjeçare –

Drejtoresha e Lejeve emërohet në krye të Agjencisë së Mjedisit –

E zhdukur që prej 22 tetorit, gjendet trupi i 35-vjeçares shqiptare në Itali –

Vora inauguron rikonstruksionin e stadiumit me fitoren ndaj Partizanit –

Përkeqësimi i vazhdueshëm që nisi me ritme të ngadalte në fund të qershorit për t’u përshpejtuar gjatë gushtit e në vijim, dëshmohet dhe nga rritja progresive e numrit të viktimave. Gjatë javës së fundit u rregjistruan 39 vdekje, nga të cilat 7 vetëm gjatë 24 orëve të fundit, siç bëri të ditur të hënën ministria e Shëndetësisë: 2 qytetarë nga Fieri të moshave 49-62 vjeç, 1 qytetare 58 vjeçe nga Elbasani, 1 qytetare 64 vjeçe nga Vlora, 1 qytetar 70 vjeç nga Kavaja, 1 qytetar 78 vjeç nga Tirana, 1 qytetar 85 vjeç nga Gjirokastra. Kjo është kuota më e artë e vdekjeve që prej javës së dytë të prillit. Krahasuar me javën pararendëse janë 10 viktima më shumë.

Një rritje e ndjeshme prej 24 përqind është vënë re dhe në numrin e pacientëve që kërkojnë trajtim spitalor. Sipas të dhënave të ministrisë së Shëndetësisë deri pasditen e të hënës, në spitalet Covid kishte 242 pacientë, nga 195 që ishin 7 ditë më parë. Prej tyre 22 janë në gjendje të rëndë, duke marrë trajtim në terapi intensive.

Autoritetet vijojnë të përsërisin thirrjet për vaksinimin e popullatës . Aktualisht 41.3 përqind e qytetarëve mbi 18 vjeç, ose mbi 918 mijë persona kanë marrë të paktën një dozë. Prej tyre mbi 731 mijë, ose 32.9 përqind, të dyja dozat. Muaji shtator është gjithashtu një muaj i hapur për të gjithë. Deri më tani rezulton që të jenë kryer mbi 177 mijë vaksinime, me një mesatare pre 9345 vaksinash në ditë. Një ritëm më i kënaqshëm se gushti, kur mesatarja ishte prej 8358 vaksinimesh. Që prej të hënës pikat e vaksinimit janë hapur dhe pranë universiteteve, gjë që mund të përshpejtojë procesin, duke qenë se vaksinimi është i detyrueshëm për pedagogët dhe studentët.

Vaksinimi pritet të zgjerohet duke përfshirë dhe moshat mbi 16 vjeç. Të paktën program qeverisës, parashikon që deri në shkurt e gjithë popullsia mbi 16 vjeç të jetë vaksinuar./VOA

Etiketa: Shqiperitkurren testimet për CovidZeri i Amerikes

Të Lidhura

E papritur, Rey Manaj ikën nga Arabia shkon në Kinë, kontratë 2-vjeçare –

E papritur, Rey Manaj ikën nga Arabia shkon në Kinë, kontratë 2-vjeçare –

nga 27
20:27 | 15/01/2026
0

E papritur në merkaton e kuqezinjëve. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rei Manaj duke se mbërmjen e djeshme ka luajtur ndeshjen...

Drejtoresha e Lejeve emërohet në krye të Agjencisë së Mjedisit –

Drejtoresha e Lejeve emërohet në krye të Agjencisë së Mjedisit –

nga 27
20:11 | 15/01/2026
0

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për emërimin e Marjeta Përlala në detyrën e Drejtoreshës së Përgjithshme të Agjencisë Kombëtare...

E zhdukur që prej 22 tetorit, gjendet trupi i 35-vjeçares shqiptare në Itali –

E zhdukur që prej 22 tetorit, gjendet trupi i 35-vjeçares shqiptare në Itali –

nga 27
19:39 | 15/01/2026
0

Trupi i 35-vjeçares Floresha Prengu, e cila ishte zhdukur që prej 22 tetorit është gjetur 40 kilometra larg shtëpisë së saj...

Vora inauguron rikonstruksionin e stadiumit me fitoren ndaj Partizanit –

Vora inauguron rikonstruksionin e stadiumit me fitoren ndaj Partizanit –

nga 27
19:27 | 15/01/2026
0

Partizani mori humbjen e 3-të rresht në kampionat, teksa ditën e sotme u mposht në Vorë nga ekipi i Arian...

Para
Berat/ Policia arreston dy persona që ishin në kërkim prej kohësh

Iu gjet një automatik dhe kanabis në banesë, arrestohet një 40-vjeçar në Korçë

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

E papritur, Rey Manaj ikën nga Arabia shkon në Kinë, kontratë 2-vjeçare –

E papritur, Rey Manaj ikën nga Arabia shkon në Kinë, kontratë 2-vjeçare –

20:27 | 15/01/2026
Drejtoresha e Lejeve emërohet në krye të Agjencisë së Mjedisit –

Drejtoresha e Lejeve emërohet në krye të Agjencisë së Mjedisit –

20:11 | 15/01/2026
E zhdukur që prej 22 tetorit, gjendet trupi i 35-vjeçares shqiptare në Itali –

E zhdukur që prej 22 tetorit, gjendet trupi i 35-vjeçares shqiptare në Itali –

19:39 | 15/01/2026
Vora inauguron rikonstruksionin e stadiumit me fitoren ndaj Partizanit –

Vora inauguron rikonstruksionin e stadiumit me fitoren ndaj Partizanit –

19:27 | 15/01/2026
Arresti shtëpiak i pajustifikuar dhe i zgjatur –

Arresti shtëpiak i pajustifikuar dhe i zgjatur –

18:45 | 15/01/2026

Më Të Lexuarat

  • E papritur, Rey Manaj ikën nga Arabia shkon në Kinë, kontratë 2-vjeçare –
  • Drejtoresha e Lejeve emërohet në krye të Agjencisë së Mjedisit –
  • E zhdukur që prej 22 tetorit, gjendet trupi i 35-vjeçares shqiptare në Itali –
  • Vora inauguron rikonstruksionin e stadiumit me fitoren ndaj Partizanit –
  • Arresti shtëpiak i pajustifikuar dhe i zgjatur –
  • Mesazhi i Trump, siguria ekonomike në zemër të sigurisë kombëtare –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • E papritur, Rey Manaj ikën nga Arabia shkon në Kinë, kontratë 2-vjeçare –
  • Drejtoresha e Lejeve emërohet në krye të Agjencisë së Mjedisit –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com