Zëri i Amerikës: Në Shqipëri, më shumë se 1 në 3 tamponë është pozitiv me Covid – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zëri i Amerikës: Në Shqipëri, më shumë se 1 në 3 tamponë është pozitiv me Covid

10:16 | 05/12/2020
në Kryesore
0

Në Shqipëri, në 24 orët e fundit u shënua sërish një ndër nivelet më të larta të vdekjeve nga Koronavirusi.

Autoritetet njoftuan të premten se kishin humbur jetën në spitale 18 persona: 9 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Fieri, 2 qytetarë nga Elbasan, 1 qytetar nga Tropoja, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Durrësi dhe 1 qytetar nga Kruja.

Deri më tani, shifra më e lartë ditore e vdekjeve është shënuar më 24 Nëntor, me 19 viktima.

Read more

Trump: Arritëm marrëveshje, nuk ka më armë bërthamore, Teherani: Fake news

Nuk do marrim pushtetin me forcë –

Tragjedi ajrore në Kolumbi/ Rrëzohet avioni ushtarak i transportit, 90 persona të vdekur, plagosen 20 të tjerë –

Shkoi në Gjermani pa demokratë –

Edhe rastet e reja janë rikthyer mbi kuotën e 800 të prekurve. Sipas të dhënave zyrtare pas 2.264 testimeve, kanë rezultuar pozitivë 801 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 349 raste në Tiranë, 49 raste në Vlorë, 41 raste në Lushnje, 39 raste në Lezhë, 32 raste në Shkodër dhe Korçë, 31 raste në Tepelenë, 23 raste në Berat dhe Gjirokastër, 22 raste në Librazhd, 20 raste në Krujë dhe Mat, 16 raste në Durrës dhe Dibër, 15 raste në Tropojë, 10 raste në Has, 9 raste në Devoll dhe Kuçovë, 8 në Kukës, 7 në Malësi e Madhe, 6 raste në Elbasan dhe Mallakastër, 4 raste në Gramsh, 3 raste në Fier dhe Delvinë, 2 raste në Kavajë, Pukë, Bulqizë, dhe 1 rast në Kurbin e Sarandë.

Sërish bie në sy pozitiviteti i lartë, me 35.3 përqind. Pozitiviteti (raporti mes tamponëve dhe rasteve të konfirmuara) është tregues i transmetueshmërisë së virusit në komunitet). Përqindja e tij ka ardhur gjithnjë në rritje. Mesatarja e muajit nëntor arriti në 27 përqind, nga 19.6 përqind që ishte muajin e mëparshëm. Ndërsa java e shkuar u mbyll me një mesatare prej 30.3 përqind.

Tregues i një përhapjeje në rritje janë dhe shifrat që vijnë nga spitalet, ku përveç numrit të lartë të pacientëve, është rritur dhe ai i atyre që janë në gjendje të rëndë. “Në 4 spitalet COVID, po trajtohen 483 pacientë, nga të cilët 35 në terapi intensive, 10 pacientë janë të intubuar”, bëri të ditur ministria e Shëndetësisë

Po të premten, autoritetet njoftuan se janë siguruar në kontratën e pare, 100 mijë teste të shpejta të antigenit, teste të cilat janë të njohura nga Organizata Botërore e Shëndetësis, gati për t’u vendosur në funksion të testimit diagnostik dhe hetimit epidemiologjik.

“Në fazën e parë, duke filluar nga dita e hënë fillon testi i shpejtë i antigenit, që do të jetë i disponueshëm dhe në një shtrirje të shpejtë në të gjithë Njesitë Vendore të Kujdesit Shëndetësor. Prej datës 20 Dhjetor testimi i shpejtë i antigenit do të shtrihet dhe në disa pika testimi të përcaktuara në disa qendra shëndetësore në Tiranë. Dhe më pas sipas një kalendari do të shtrihet dhe në disa struktura të kujdesit shëndetësor në të gjithë vendin”, deklaroi ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Etiketa: 4 spitalet COVIDKoronavirusiOrganizata Botërore e ShëndetësisShqiperi

Të Lidhura

Trump: Arritëm marrëveshje, nuk ka më armë bërthamore, Teherani: Fake news

Trump: Arritëm marrëveshje, nuk ka më armë bërthamore, Teherani: Fake news

nga 27
20:00 | 23/03/2026
0

Trump thotë se Irani ka ‘një shans më shumë për paqe’, ndërsa Teherani i quan raportet për bisedimet me SHBA-në...

Nuk do marrim pushtetin me forcë –

Nuk do marrim pushtetin me forcë –

nga 27
19:36 | 23/03/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se opozita është e vendosur për kryengritje paqësore sepse ajo i çon në...

Tragjedi ajrore në Kolumbi/ Rrëzohet avioni ushtarak i transportit, 90 persona të vdekur, plagosen 20 të tjerë –

Tragjedi ajrore në Kolumbi/ Rrëzohet avioni ushtarak i transportit, 90 persona të vdekur, plagosen 20 të tjerë –

nga 27
19:30 | 23/03/2026
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kolumbi, ku një avion transporti i Forcave Ajrore u rrëzua të hënën në...

Shkoi në Gjermani pa demokratë –

Shkoi në Gjermani pa demokratë –

nga 27
19:20 | 23/03/2026
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar një episod që sipas tij ka ndodhur pak ditë më parë, duke...

Para
Masat kundër COVID-19/ Basha: Ja çfarë do bëja nëse do të isha sot kryeministër

Basha mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Kasem Hysenbelliu: Luftëtar i medias së lirë

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Trump: Arritëm marrëveshje, nuk ka më armë bërthamore, Teherani: Fake news

Trump: Arritëm marrëveshje, nuk ka më armë bërthamore, Teherani: Fake news

20:00 | 23/03/2026
Nuk do marrim pushtetin me forcë –

Nuk do marrim pushtetin me forcë –

19:36 | 23/03/2026
Tragjedi ajrore në Kolumbi/ Rrëzohet avioni ushtarak i transportit, 90 persona të vdekur, plagosen 20 të tjerë –

Tragjedi ajrore në Kolumbi/ Rrëzohet avioni ushtarak i transportit, 90 persona të vdekur, plagosen 20 të tjerë –

19:30 | 23/03/2026
Shkoi në Gjermani pa demokratë –

Shkoi në Gjermani pa demokratë –

19:20 | 23/03/2026
Revolta do rrëzojë diktaturën e drogës, Parlamenti i vdekur –

Revolta do rrëzojë diktaturën e drogës, Parlamenti i vdekur –

19:12 | 23/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Trump: Arritëm marrëveshje, nuk ka më armë bërthamore, Teherani: Fake news
  • Nuk do marrim pushtetin me forcë –
  • Tragjedi ajrore në Kolumbi/ Rrëzohet avioni ushtarak i transportit, 90 persona të vdekur, plagosen 20 të tjerë –
  • Shkoi në Gjermani pa demokratë –
  • Revolta do rrëzojë diktaturën e drogës, Parlamenti i vdekur –
  • Ftesa në rrjete, por sheshi bosh: dështon protesta për naftën para Kryeministrisë

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Trump: Arritëm marrëveshje, nuk ka më armë bërthamore, Teherani: Fake news
  • Nuk do marrim pushtetin me forcë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com