• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zëri i Amerikës: Emigracioni ul fuqinë punëtore, 221 mijë të larguar nga vendi në 5 vitet e fundit

07:39 | 26/06/2022
në Shqiperi
0

Në Shqipëri ka nisur të ndjehet mungesa e fuqisë punëtore, sidomos në sektorin e bujqësisë për shkak të emigracionit dhe rënies së numrit të lindjeve. Punët e bujqësisë tani janë në pikun e tyre, por në ara shihen gjithnjë e më pak njerëz që punojnë. Këtë vit bujqësia në Shqipëri po përballet me mungesën e fuqisë punëtore si dhe me çmimin e lartë të naftës dhe imputeve të nevojshme bujqësore.

“Punëtorët po ikin të gjithë jashtë. Ne nuk kemi punëtorë për të korrurat, nuk kemi punëtorë për punët në fabrikë. Çmimi i punëtorëve rritet përditë, fuqi punëtorë nuk ka dhe rritja e çmimit të naftës ndikon tek fermerët, ndikon edhe tek eksportuesit pasi, nga 2500 dollar që ka kushtu me dërgu 20 ton në Amerikë, ka shku në 15 mijë dollar. Prandej ne nuk dimë se si ta përcaktojmë çmimin”, thotë Dedë Sterkaj nga kompania LNL.

Lexo edhe

Kush është politikani shqiptar që ka takuar McGonigal? E zbulon…

Humb jetë tragjikisht shqiptari në Itali (Emri)

Skandali McGonigal, nesër mblidhet Kryesia e PD

Sipas të dhënave zyrtare të Institutit Shtetëror të Statistikave, INSTAT, nga viti 2016 deri në fund të vitit 2021 nga Shqipëria kanë emigruar rreth 221 mijë e 48 persona me një mesatare vjetore prej 38 mijë e 841 persona. Vetëm vitin e kaluar nga Shqipëria emigruan 42 mijë e 48 persona, pjesa më e madhe të rinj të moshës 18 deri në 40 vjeç, duke ndikuar ndjeshëm në tkurrjen e fuqisë punëtore edhe në bujqësi.

“Jemi një grup pensionistësh që e mbajmë bujqësinë. Edhe bujqësia, po t’i vemë një metaforë, bujqësia është pensioniste. Nuk ka të rinj më (që merren me bujqësi)”, thotë fermeri Prekë Game.

Por, mungesën e fuqisë punëtore po ndikon edhe sektorë të tjerë si turizmi, ndërtimi, industria fasone si dhe biznesi i vogël. Në dyert e shumë prej bizneseve të vogla, tani lexohen shënime me kërkesën për punëtorë. Mjeshtri i punimit të drurit, Zija Karini, tashmë punon i vetëm në zdrukthëtarinë e tij. Zotërues i 13 teknikave të punimit të drurit, mjeshtri Karini thotë se deri para disa viteve, në punishte vinin mjaft të rinj, të interesuar për të marrë zanatin, po kohët ndryshuan me shpejtësi, një pjesë kanë emigruar dhe të tjerë mendojnë të emigrojnë.

Zvogëlimi nga viti në vit i fuqisë punëtore, për shkak të emigracionit, por edhe rënies së numrit të lindjeve, pritet të ndikojnë në ritmet e ekonomisë shqiptare gjatë viteve në vazhdim. Kjo ka shtyrë tani disa biznese të fillojnë të kërkojnë dhe punësojnë punëtorë të huaj./Marrë nga VOA/

Etiketa: EmigracionifuqinelarguarpuneotrevendiZeri Amerikes

Të Lidhura

Kush është politikani shqiptar që ka takuar McGonigal? E zbulon…

Kush është politikani shqiptar që ka takuar McGonigal? E zbulon…

nga 27
21:42 | 30/01/2023
0

Gazetari Artan Hoxha, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku deklaroi se biznesmeni dhe politikani...

Humb jetë tragjikisht shqiptari në Itali (Emri)

Humb jetë tragjikisht shqiptari në Itali (Emri)

nga 27
21:34 | 30/01/2023
0

Një 56-vjeçar shqiptar i cili punonte dhe jetonte në Itali, është aksidentuar gjatës dhe për fat të keq ka ndërruar...

Skandali McGonigal, nesër mblidhet Kryesia e PD

Skandali McGonigal, nesër mblidhet Kryesia e PD

nga 27
21:24 | 30/01/2023
0

Partia Demokratike do të mbledhë nesër me urgjencë Kryesinë për të diskutuar lidhur me skandalin “McGonigal”. Takimi do të mbahet...

Ja si u godit me thikë 41-vjeçari në “Bllok”

Ja si u godit me thikë 41-vjeçari në “Bllok”

nga 27
21:10 | 30/01/2023
0

Publikohen pamjet e plagojes me thikë të 41-vjeçarit Eder Dorzi në një lokal në zonën ish-bllok në Tiranë. Maren Hoxha...

Para
Autori hyn në klubin e LGBT dhe qëllon me kallashnikov, dalin pamjet e sulmit në Norvegji (Video)

Autori hyn në klubin e LGBT dhe qëllon me kallashnikov, dalin pamjet e sulmit në Norvegji (Video)

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Shpëtohen 83 emigrantë të nisur drejt Britanisë së Madhe –

Shpëtohen 83 emigrantë të nisur drejt Britanisë së Madhe –

23:28 | 30/01/2023
Transportonte ekipin e futbollit, autobusi bie nga ura, 5 të vdekur

Transportonte ekipin e futbollit, autobusi bie nga ura, 5 të vdekur

23:06 | 30/01/2023
Erzeni trondit Vllazninë! Laçi përmbys Teutën

Erzeni trondit Vllazninë! Laçi përmbys Teutën

22:46 | 30/01/2023
Ish-zyrtari i FBI-së i arrestuar në SHBA me biznes në Shqipëri

Rama duhet të hetohet nga Prokuroria –

22:30 | 30/01/2023
E kam stjuardesën të droguar –

E kam stjuardesën të droguar –

22:28 | 30/01/2023

Më Të Lexuarat

  • Shpëtohen 83 emigrantë të nisur drejt Britanisë së Madhe –
  • Transportonte ekipin e futbollit, autobusi bie nga ura, 5 të vdekur
  • Erzeni trondit Vllazninë! Laçi përmbys Teutën
  • Rama duhet të hetohet nga Prokuroria –
  • E kam stjuardesën të droguar –
  • Deklarata skandaloze e presidentit kroat, e mbështet Serbia

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Shpëtohen 83 emigrantë të nisur drejt Britanisë së Madhe –
  • Transportonte ekipin e futbollit, autobusi bie nga ura, 5 të vdekur

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com