Zëri i Amerikës: Arta Vorpsi betohet tek noterja, shkel nenin 129 të Kushtetutës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zëri i Amerikës: Arta Vorpsi betohet tek noterja, shkel nenin 129 të Kushtetutës

15:07 | 14/11/2019
në Kryesore
0

Thellohet kaosi me emërimet në Gjykatën kushtetuese, e kthyer në një mollë sherri, mes Presidentit të Republikës Ilir Meta dhe shumicës së majtë qeverisëse. Arta Vorpsi, kandidatja e cila ishte e para në listën për vakancën e shpallur nga Kreu i Shtetit, e që sipas vendimit të botuar në Fletoren zyrtare, është shpallur automatikisht anëtare e Gjykatës Kushtetuese, ka bërë një lëvizje të papritur, duke u betuar te një notere.

Përpara noteres Miranda Xhemalçe, ajo ka lexuar formulën e betimit: “Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia, do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë”. Por me vetë aktin e betimit përpara një notereje, zonja Vorpsi, duket se ka bërë një shkelje të hapur, pikërisht të Kushtetutës e cila përcakton në mënyrë fare të qartë në nenin 129 se “Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese fillon detyrën pasi bën betimin para Presidentit të Republikës”. Një kopje të betimit të saj, ajo ja ka dërguar dhe Presidenti Meta, ashtu dhe vetë Gjykatës Kushtetuese, pavarësisht se nuk është e qartë se cfarë vlere juridike mund të ketë një akt i tillë.

Presidenti Meta deklaroi mbrëmë se botimi në Fletoren zyrtare sipas tij nuk ka vlerë. “Çdo botim kontrabandë në Fletoren zyrtare padyshim që nuk sjell asnjë detyrim për presidentin e Republikës”, u shpreh zoti Meta, i cili më parë, për të njejtën vakancë emëroi Marsida Xhaferllarin në tejkalim të afatit 30 ditor që i përcakton atij Ligji për Gjykatën Kushtetuese.

Read more

Patronazhistët janë mes nesh duke provokuar dhunë –

Policia sjell autobotët për të shpërndarë turmën, protestuesit shpërthejnë kordonin –

“Rama të dorëhiqet”! Qytetarët çajnë kordonin metalik dhe mbërrijnë te Kryeministria –

Shpërthimi në Grabovë të Përmetit, dy punonjësit po rinovonin shtëpinë, zbulohen detaje të reja –

Përmes zëdhënësit të tij, zotit Meta reagoi me ironi pas lajmit të betimit të zonjës Vorpsi, duke deklaruar se “nuk pengoj askënd të betohet as te noterja, as te parukierja”. /VOA

Etiketa: Arta Vorpsiemërimet në Gjykatën kushtetuesenoterja Miranda XhemalçePresidenti Ilir Meta

Të Lidhura

Patronazhistët janë mes nesh duke provokuar dhunë –

Patronazhistët janë mes nesh duke provokuar dhunë –

nga 27
19:27 | 03/06/2026
0

“Rama ik” dhe thirrje për dorëheqjen e Kryeministrit kanë jehuar në protestën kundër projektit turistik në Zvërnec, ku qindra qytetarë...

Policia sjell autobotët për të shpërndarë turmën, protestuesit shpërthejnë kordonin –

Policia sjell autobotët për të shpërndarë turmën, protestuesit shpërthejnë kordonin –

nga 27
19:19 | 03/06/2026
0

Qytetarët kanë çarë kordonin e policisë të vendosur përpara Kryeministrisë. Gjithashtu përplasja ka agravuar më vonë, me policinë që ka...

“Rama të dorëhiqet”! Qytetarët çajnë kordonin metalik dhe mbërrijnë te Kryeministria –

“Rama të dorëhiqet”! Qytetarët çajnë kordonin metalik dhe mbërrijnë te Kryeministria –

nga 27
19:09 | 03/06/2026
0

Protestuesit kanë çarë kordonin metalik, ndersa policia u kundërpërgjigj me ujë. Sakaq, turma e qytetarëve nuk u ndal dhe u...

Shpërthimi në Grabovë të Përmetit, dy punonjësit po rinovonin shtëpinë, zbulohen detaje të reja –

Shpërthimi në Grabovë të Përmetit, dy punonjësit po rinovonin shtëpinë, zbulohen detaje të reja –

nga 27
16:30 | 03/06/2026
0

Një ngjarje e rëndë u raportua ditën e sotme në fshatin Grabovë të Permetit, ku dy persona mbetën të dëmtuar...

Para
Përplasjet për Gjykatën Kushtetuese, Presidenti Meta thërret për betim 3 anëtare

Përplasjet për Gjykatën Kushtetuese, Presidenti Meta thërret për betim 3 anëtare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Patronazhistët janë mes nesh duke provokuar dhunë –

Patronazhistët janë mes nesh duke provokuar dhunë –

19:27 | 03/06/2026
Policia sjell autobotët për të shpërndarë turmën, protestuesit shpërthejnë kordonin –

Policia sjell autobotët për të shpërndarë turmën, protestuesit shpërthejnë kordonin –

19:19 | 03/06/2026
“Rama të dorëhiqet”! Qytetarët çajnë kordonin metalik dhe mbërrijnë te Kryeministria –

“Rama të dorëhiqet”! Qytetarët çajnë kordonin metalik dhe mbërrijnë te Kryeministria –

19:09 | 03/06/2026
Shpërthimi në Grabovë të Përmetit, dy punonjësit po rinovonin shtëpinë, zbulohen detaje të reja –

Shpërthimi në Grabovë të Përmetit, dy punonjësit po rinovonin shtëpinë, zbulohen detaje të reja –

16:30 | 03/06/2026
Pse Netanyahu është pengesë për një marrëveshje paqeje SHBA-Iran –

Pse Netanyahu është pengesë për një marrëveshje paqeje SHBA-Iran –

15:30 | 03/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Patronazhistët janë mes nesh duke provokuar dhunë –
  • Policia sjell autobotët për të shpërndarë turmën, protestuesit shpërthejnë kordonin –
  • “Rama të dorëhiqet”! Qytetarët çajnë kordonin metalik dhe mbërrijnë te Kryeministria –
  • Shpërthimi në Grabovë të Përmetit, dy punonjësit po rinovonin shtëpinë, zbulohen detaje të reja –
  • Pse Netanyahu është pengesë për një marrëveshje paqeje SHBA-Iran –
  • BOTËRORI 2026/ FIFA konfirmon ndryshimet drastike para nisjes zyrtare të turneut, njihuni me rregullat e reja –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Patronazhistët janë mes nesh duke provokuar dhunë –
  • Policia sjell autobotët për të shpërndarë turmën, protestuesit shpërthejnë kordonin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com