Zelensky: Europë, voto për Ukrainën sonte

0
49

Sot Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky dërgoi një thirrje për të bërë një apel duke u kërkuar votuesve të Eurovisionit të mbështesin kandidatët ukrainas nga Kievi.

“Së shpejti në finalen e Eurovisionit, kontinenti dhe e gjithë bota do të dëgjojnë fjalët e gjuhës sonë. Dhe besoj se në fund kjo fjalë do të jetë ‘Fitore’! Europë, voto për Kalush Orchestra”, tha presidenti i Ukrainës, Zelensky.

Orkestra Kalush është konsideruar tashmë një ndër favoritët për fitore, duke sjell këngën “Stefania”, dedikuar fillimisht nënës së një prej anëtarëve të grupit, por shumë shpejt u bë një homazh për të gjitha gratë ukrainase që po përballen me luftën.

Ata bënë një lutje të shtunën për qytetin e Mariupolit dhe fabrikën e tij Azovstal në fund të paraqitjes së tyre në finalen Eurovision Song Contest.

“Ju lutemi ndihmoni Ukrainën, Mariupolin. Ndihmoni Azovstalin tani”The Sun, bërtiti solisti i grupit, Oleh Psiuk nga skena e ngritur në qytetin italian të Torinos pasi grupi performuan këngën e tyre “Stefania”, shkruan .

Finalja e Eurovision 2022 është edicioni i 66-të i Eurovision Song Contest, që zhvillohet në Torino, Itali, pas fitores së Italisë në Eurovision 2021 me këngën e Maneskin “Zitti e buoni”.

Apeli i Presidentit të Ukrainës Zelensky pason lajmet e raportuara më herët sot, të shtunën, kur u raportua se forcat ruse të vendosura në Pidvysoke Ukrainë po zhvendosen në Horokhovatka.