Veliaj rikthen në skenë kompaninë “Fusha”, i jep pa garë 378 mln lekë për shkurre dekorative

0
44

Bashkia e Tiranës nën drejtimin e Erion Veliaj do të mbahet mend edhe si institucioni shqiptar që zë vendin e parë për abuzimet që ka bërë me taksat e qytetarëve. Kjo për faktin se çdo procedurë publike që del nga kjo bashki, është në shkelje të rregullave të prokurimit publik dhe përpos kësaj shpenzon miliona lekë për punë që mund të kushtojnë shumë më pak lekë dhe ua jep kompanive të miqve të Veliajt. Kështu ka vepruar edhe me supertenderin e fundit, ku ka rikthyer në skenë kompaninë “Fusha sh.p.k” për t’i dhënë 387 milionë lekë pa garë.

Teksa kriza ekonomike sa vjen e thellohet, Bashkia e Erion Veliajt nëpërmjet Drejtorisë së Pergjithshme të Pastrimit dhe Gjelberimit ka bërë një supertender për blerje shkurresh dekorative. Supertenderi i Veliajt mban numrin e referencës  REF-24125-04-05-2022 dhe besojeni apo jo ka fondin limit prej 37 821 095 lekë të reja, ose rreth 378 milionë lekë të vjetra. Pra e thënë më thjesht, Lali Eri do shpenzaojë nga taksat e qytetarëve 387 milionë lekë të vjetra për shkurre dekorative. Për këdo që do e dëgjonte, nuk do t’i tingullonte si diçka normale që një shumë kaq e madhe të shpenzohej për shkurre dekorative!

Por çudia zgjat aq sa na duhet të mësojmë se kush është kompania fituese dhe si e ka fituar këtë tender. Sipas dokumentit në garë kanë marrë pjesë tre kompani, AlbGarden shpk, DEAN 09 shpk dhe FUSHA shpk. Dhe kur garë merr pjesë kompania “Fusha”, ose e cilësuar si kompania që ka marrë supertenderat e Bashkisë së Tiranës, dihet historia si do vazhdojë. Nga gara janë skualifikuar dy kompanitë e parë AlbGarden shpk, DEAN 09 shpk me të njëjtat arsye “nuk i plotëson kriteret e veçanta të kualifikimit”, duke shpallur kështu fituese pa garë kompaninë “Fusha sh.p.k”.

Siç e kemi thënë kur nga gara skualifikohen kompanitë e tjera dhe tenderi zhvillohet vetëm me një konkurrent, ngrihen dyshime se kompania është e paracaktuar, për këtë “Open Data” e ka futur në kategorinë e flamurit të kuq me mbishkrimin e skualifikimit të të gjithë operatorëve ekonomik përveç fituesit.

Por në këtë rast nuk ka dyshime se kompania është e paracaktuar. “Fusha sh.p.k” është kompania e parë në renditje për nga përfitimet që ka pasur nga buxheti i shtetit, ku që nga 2015-ta e deri më tani ka fituar 5,877,314,645 lekë të reja, ose rreth 59 mliardë lekë të vjetra.

Kjo kompani është e preferuar e Bashkisë së Tiranës pasi ka fituar edhe tenderët më të shifra të larta në kryeqytet. Kujtojmë këtu disa nga procedurat që ka fituara prej saj: Në 2017-ën kësaj kompanie ju dhanë dy tendera, pa u zhvilluar garë, nga bashkia e Tiranës, për tenderin e pastrimit të pjesës perëndimore 330 milionë lekë dhe ndërtimin e këmbëve të urës Menik 154 milionë lekë. Gjithashtu ‘Fusha Sh.p.k’ arriti të fitojë të 3 tenderat për ndërtimin e sheshit “Skëndërbej”, me vlerë totale 12.6 milionë euro. Kjo kompani ka fituar edhe disa tendera nga qeveria qendrore, si Rikonstruksioni Ministrisë së Brendshme por edhe koncensionin e hidrocentralit të Kalivaçit, me vlerë 125 milion euro.

Tenderët për “Fusha sh.p.k” nuk kanë fund sidomos nga Lali Eri, i cili edhe në kohë krize ekonomike tregoi se sa fortë e do kompaninë që bën biznes me shifra të larta. Me 378 mlionë lekë për shkurre dekorative, i bie që ose shkurret janë të pavdekshme, ose Veliaj po mendon të bëjë një pyll orbital në Tiranë./ Marrë nga Gijotina.com/