Zbulohet vendimi i qeverisë Rama që i hapi rrugën ndërtimeve në kalanë e Tiranës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zbulohet vendimi i qeverisë Rama që i hapi rrugën ndërtimeve në kalanë e Tiranës

09:38 | 27/03/2017
në Shqiperi
0

Një vendim i qeverisë Rama në prill të vitit të kaluar, duket se i ka hapur rrugë ndërtimeve në zonën arkeologjike A, në Tiranë, që përfshin edhe kalanë e Tiranës.

Ky vendim i Këshillit të Ministrave që është bërë publik në “Gazetën Shqiptare” që në 24 prill 2016, bën disa ndryshime nga vendimi i fundit që i përket qeverisjes Berisha më 2009. Duhet pranuar, se vendimi flet për konstruksion të lehtë (dru, xham, plastikë) por gjithsesi ai ka lejuar ndërhyrjen në zonë të ruajtur dhe i ka hapur rrugën betonizimit të kalasë së Tiranës.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

“PIRUETAT” ME DOKUMENTET

Ky vendim i qeverisë bën disa ndryshime në vendimin e vitit 2009, për shpalljen e Kalasë së Tiranës zonë arkeologjike A dhe miratimin e rregullores së administrimit të saj. Praktikisht, nga vendimi i qeverisë “Berisha” qeveria “Rama” ka shtuar një pikë, e cila duket se i hap rrugë konstruksioneve në zonën arkeologjike A. Pika 4 e dokumentit, përcakton se konstruksionet duhet të jenë maksimumi një kat dhe se duhet të jenë të lehta dru, xham, plastikë, metal. Në VKM përcaktohet se konstruksionet “duhen realizuar larg mureve dhe strukturave të tjera të dallueshme apo të supozuara”.

Pika e shtuar thotë: “Pas pikës 3 shtohet pika 4, me këtë përmbajtje: Pika 4. Vendosja e konstruksioneve të lehta (dru, xham, plastikë, metal), me lartësi maksimale 1 kat, të cilat duhen realizuar larg mureve dhe strukturave të tjera të dallueshme apo të supozuara.

Konstruksionet, në funksion të ruajtjes, ekspozimit, informimit publik, që lidhen me veprimtarinë arkeologjike, në veçanti, dhe trashëgiminë kulturore, në përgjithësi, si dhe nevoja të tjera të rikualifikimit urban të zonës, duhet të jenë të lëvizshme (të çmontueshme) dhe, në asnjë rast, nuk duhet të dëmtojnë nëntokën dhe peizazhin.

Projekti miratohet nga Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë dhe Këshilli Kombëtar i Restaurimeve dhe, për çdo rast, duhet të përcaktojë qartë qëllimin, kohëzgjatjen, vendndodhjen e strukturës brenda zonës si dhe planprojektin e saj.
Vendosja e tyre bëhet me mbikëqyrjen e autoriteteve të specializuara shtetërore”.

/gazeta shqiptare/

Etiketa: Kalaja e Tiranesqeveria Berishaqeveria Ramavendimizona A

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
7 shenja që paralajmërojnë për probleme me zemrën

7 shenja që paralajmërojnë për probleme me zemrën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore –

Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore –

20:37 | 15/03/2026
Barcelona i përgjigjet goleadës së Realit të Madridit me manita ndaj Sevillas –

Barcelona i përgjigjet goleadës së Realit të Madridit me manita ndaj Sevillas –

20:19 | 15/03/2026
Richarlison shpëton Tottenham nga humbja, Liverpool lëshon dy pikë në Anfield –

Richarlison shpëton Tottenham nga humbja, Liverpool lëshon dy pikë në Anfield –

20:05 | 15/03/2026
Zgjedhjet në PD Vlorë, Nadire Meçorapaj shpallet kryetare e degës –

Zgjedhjet në PD Vlorë, Nadire Meçorapaj shpallet kryetare e degës –

19:41 | 15/03/2026
Pogradec, mbaron numërimi, zgjidhet kryetari i ri i degës së PD-së –

Pogradec, mbaron numërimi, zgjidhet kryetari i ri i degës së PD-së –

18:57 | 15/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore –
  • Barcelona i përgjigjet goleadës së Realit të Madridit me manita ndaj Sevillas –
  • Richarlison shpëton Tottenham nga humbja, Liverpool lëshon dy pikë në Anfield –
  • Zgjedhjet në PD Vlorë, Nadire Meçorapaj shpallet kryetare e degës –
  • Pogradec, mbaron numërimi, zgjidhet kryetari i ri i degës së PD-së –
  • Me ftesë të Melania Trump, bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani merr pjesë në samitin e Shtëpisë së Bardhë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore –
  • Barcelona i përgjigjet goleadës së Realit të Madridit me manita ndaj Sevillas –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com