Zbulohet skandali i kryetares së Gjykatës së Kavajës, liroi kriminelin – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zbulohet skandali i kryetares së Gjykatës së Kavajës, liroi kriminelin

11:02 | 07/02/2017
në Shqiperi
0

Zbulohet skandali i kryetares së Gjykatës së Kavajës, Entela Shedula. Lirimi i një personi të akuzuar për vepra të rënda penale është bërë shkak për një ankesë zyrtare të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, ndaj vendimit të dhënë nga gjyqtarja Entela Shedula.

Fjala është për lirimin e një shtetasi të akuzuar për tri vepra penale, të cilin kryetarja e Gjykatës së Kavajës e ka liruar nga burgu, në kundërshtim edhe me kërkesën e Prokurorisë.

Letra zyrtare e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, drejtuar Presidentit Bujar Nishani, mban datën 18 prill 2014, dhe ka numër protokolli 2630/3. Ankesa për gjyqtaren e Kavajës është pjesë e një sërë vendimesh të dhëna nga gjykatat, të cilat, sipas Ministrisë së Brendshme, mund të konsiderohen flagrante.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

“Kanosje me armë, gjyqtari vendos detyrim paraqitje”, kështu titullohet ankesa që kreu i Ministrisë së Brendshme ka bërë më shumë se dy vite më parë ndaj gjyqtares Entela Shedula. Kjo e fundit qëndron ende në detyrë, pavarësisht ankesës së drejtuar Presidentit Bujar Nishani, të cilit mësohet se letra i është dërguar në cilësinë e kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

LETRA E TAHIRIT
“Më datë 27.11.2013, u arrestua në flagrancë shtetasi Ilirjan Allaman Beu, për veprat penale të ‘Kanosjes’, ‘Dëmtime të tjera me dashje’ dhe ‘Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta’, parashikuar nga nenet 84, 90 dhe 279 të K.Penal”, thuhet në letër. Sipas shkresës së ministrit të Brendshëm, prokurori i çështjes, z. Edmond Kariqi, kërkoi masën e sigurisë “arrest me burg”. Duket se kjo masë sigurie ishte kërkuar për shkak të tri veprave penale, për të cilat akuzohej shtetasi i arrestuar në flagrancë nga ana e policisë. Por ministri i Brendshëm evidenton në letër se pavarësisht kërkesës së Prokurorisë për caktimin e masës “arrest me burg”, nga ana e Gjykatës, me gjyqtare të çështjes znj. Entela Shedula, është ndryshuar masa e sigurisë, duke vendosur “detyrim paraqitje”.

Në këtë mënyrë, sipas ankesës së ministrit, është bërë lirimi i personit që ishte arrestuar me akuzën e kryerjes së tri veprave penale. Pasi është liruar nga qelia me vendim të gjyqtares Entela Shedula, i dyshuari është lënë në masën e detyrimit për t’u paraqitur periodikisht në Policinë Gjyqësore.

ANKESA E MINISTRIT
Vendimi i gjyqtares Entela Shedula për lirimin e të akuzuarit për kryerjen e tri veprave penale, ka qenë pjesë e një liste me vendime gjykatash, për të cilat ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, është ankuar zyrtarisht te Presidenti Bujar Nishani. Në letrën shpjeguese të listës së vendimeve, shpjegohet edhe shkaku pse ministri Tahiri e ka paraqitur ankesën. “Në këtë kontekst ministri Tahiri kërkon ndërhyrjen e Presidentit për të vënë në lëvizje KLD¬-në, për të shqyrtuar zbatimin e ligjit dhe standardet e dhënies së drejtësisë për qytetarët, qoftë të akuzuar apo më shumë akoma, të dëmtuar nga vendimet e përmbledhura në listën bashkëngjitur letrës”, thuhet në tekstin shoqërues të letrës. Më tej, aty theksohet se “sipas ministrit të Punëve të Brendshme, këto vendime të gjykatave janë “më së paku të diskutueshme, në mos fort absurde, të cilat nga njëra anë kanë efekt shkatërrues mbi pritshmërinë e qytetarëve për drejtësi, por nga ana tjetër betonojnë kulturën e pandëshkueshmërisë duke ricikluar kriminalitetin dhe paligjshmërinë”.

/Panorama/

Etiketa: entela shedulagjykata e kavajeslirimMinistri i BrendshëmSaimir Tahiriskandal

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Sekuestrohen 500 kg kanabis gjatë operacionit “Triss” në Durrës/ Arrestohen pesë persona, një në kërkim

Sekuestrohen 500 kg kanabis gjatë operacionit "Triss" në Durrës/ Arrestohen pesë persona, një në kërkim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Përgëzojmë Dumanin për shërbimin, partneritet me Kryeprokurorin e ri –

Pezullimi i vizave, reagon Ambasada Amerikane në Tiranë: Ja cilët qytetarë nuk lejohen të hyjnë në SHBA

11:11 | 15/01/2026
60 milionë euro tendera sekretë, kompani guaskë në Xhafzotaj! –

60 milionë euro tendera sekretë, kompani guaskë në Xhafzotaj! –

11:01 | 15/01/2026
E turpshme që iu besua Salillarit, të hetohet investimi 3.5 mln euro! –

E turpshme që iu besua Salillarit, të hetohet investimi 3.5 mln euro! –

10:31 | 15/01/2026
Ngjarje e rëndë në Korçë! Merr flakë banesa, ndërron jetë e moshuara –

Ngjarje e rëndë në Korçë! Merr flakë banesa, ndërron jetë e moshuara –

10:05 | 15/01/2026
Kush janë të burgosurit me rrezikshmëri të lartë që u transferuan nga Durrësi në Peqin –

Kush janë të rrezikshmit e burgut të Durrësit që u transferuan në Peqin –

09:51 | 15/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Pezullimi i vizave, reagon Ambasada Amerikane në Tiranë: Ja cilët qytetarë nuk lejohen të hyjnë në SHBA
  • 60 milionë euro tendera sekretë, kompani guaskë në Xhafzotaj! –
  • E turpshme që iu besua Salillarit, të hetohet investimi 3.5 mln euro! –
  • Ngjarje e rëndë në Korçë! Merr flakë banesa, ndërron jetë e moshuara –
  • Kush janë të rrezikshmit e burgut të Durrësit që u transferuan në Peqin –
  • Kush janë të burgosurit me rrezikshmëri të lartë që u transferuan nga Durrësi në Peqin –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Pezullimi i vizave, reagon Ambasada Amerikane në Tiranë: Ja cilët qytetarë nuk lejohen të hyjnë në SHBA
  • 60 milionë euro tendera sekretë, kompani guaskë në Xhafzotaj! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com