Zbulohet sekreti, si do i lajë Edi Rama 140 milion eurot e Becchetti-t! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zbulohet sekreti, si do i lajë Edi Rama 140 milion eurot e Becchetti-t!

18:51 | 28/05/2019
në Kryesore
0

Nga Dritan Kaba

Pas mbarimit të punës voluminoze për hartimin e gjashtë letrave drejtuar Bashës, Kryeministri i vendit ka hartuar një tjetër strategji kombëtare, që do t’i habisë të gjithë shqiptarët. Së bashku, me stafin e tij të PR në kryeministri, ai do lançojë fushatën e grumbullimit të fondeve në shumën prej 140 milion eurove, për pagesën, që duhet të bëjë pas humbjes së gjyqit të Arbitrazhit në Washington.

Ai mbrëmë është pare, gjatë gjithë kohës në zyrën e tij, ku ka diskutuar me stafin e tij të ngushtë. Edi i ka komunikuar atyre vendimin, se nuk mund t’i lejë në kurriz shqiptarëve të varfër shumën prej 140 milion eurosh. Kryeministri shpalosi para tyre edhe planin e tij për të siguruar financimin e duhur.

Read more

Hakeruan sistemin e SPAK/ Mbyllen hetimet, dërgohen për gjykim ish-drejtori i Burgjeve dhe dy bashkëpunëtorët –

Përmbytjet nga lumi Seman rrëzuan propagandën e Ramës dhe Ballukut, SPAK të hetojë –

Vendi ndodhet në rrezik, të ngrihemi kundër kësaj qeverie të korruptuar dhe hajdutësh –

Pezullimi i vizave, sqaron Ambasada Amerikane në Tiranë: Ja cilët qytetarë nuk lejohen të hyjnë në SHBA

Pas diskutimesh të shumta plani i tij u pasurua edhe me propozime të tjera shumë inovative të stafit të tij. Diskutimet dhe propozimet ishin nga më të larmishmet. Në sy bien propozimet e Ëngjëll Agaçit, të cilat ishin shumë konkrete. Ai i kërkoi miratimin e ligjit të importit të plehrave. Në këtë mënyrë mund të siguronin fonde të mjaftueshme për plotësimin e 1/3 e faturës totale. Gjithashtu ai kërkoi që firmat fituese të koncensioneve PPP të paguanin pjesën tjetër prej 2/3. Por ky propozim u hodh menjeherë poshtë, si pamundësi të kalimit të ligjit në këtë kohë kur opozita është në sheshe. Gjithashtu u pa e pavend që firmat koncensionare të ripaguanin. Ato do të ishin nën një trysni të fortë. Kështu u refuzua propozimi i tij. Më pas diskutimet vërtiteshin rreth këtyre argumentave. Fantazi kishte mbetur në vend. Rrotullohej vetëm në PPP, sa nga rruget tek shëndetësia, kthehej tek inceneratorët, por nuk po bitisej gjë. Çdo propozim i kësaj natyre mbyllej me refuzimin e ashpër të Ramësme një Jo të prerë. Mos mi ngatërroni këto, bërtiste ai i vendosur. Dikush u mundua të sugjeronte hapjen e ekspozitave dhe shitjen në ankand të veprave madhështore të Liderit Suprem, por edhe ky propozim u hodh poshtë. Arsyeja ishte e thjeshtë. Në të gjithë ekspozitat e hapuara, më shumë kishte kushtuar vetëm salla, pa llogaritur publicitetin, shpenzimet e udhëtimeve, se shitja e veprave gjigande të Ramës. Një i pranishëm shtoi nën zë se edhe ato që ishin shitur, ishin blerë nga ”anonimë”, që i njihte vetëm Kryeministri.

Kjo tollovi vazhdoi derisa pa pritur u shfaq në ekran lali Eri tek emisioni i Alketës “Në kurthin e Piter Pan”. Ai i bëri dhuratë, nga disa donacione, shtëpinë e re Xheisonit të vogël. Në këtë çast, si nga një ndriçim hyjnor, Liderit i shkëlqyen sytë.

Jeni komplet të paaftë, nuk keni fantazinë më të vogël. Ju mbledh të jepni rrugëdalje por jeni komplet idiotër. Ja lali i grumbulloi fondet në një kohë rekord për këtë kalamanin, ulëriu me të madhe.

Endri, thërriti ai. Mbaj shënim. Nesër urgjent një takim me të gjithë deputetët dhe ministrat. Do ta quajmë darkë informale. Aty do të parashtrojmë edhe kërkesën e qytetarit Edi Rama, i cili ka nevojë për 140 milion euro. E kemi sloganin “E gjithë vëmendja për ju” apo jo? Në këtë rast unë jam tek pjesa “Ju”, tha ai. Kështu e gjithë vëmendja tek halli i qytetarit Rama. Ka njeri më në  hall se unë, jo nuk ka, vazhdoi i vendosur Edi. Më pas vazhdoi arsyetimin, Ne fushatë nuk kemi çfarë të bëjmë se jemi vetëm gjithkund. Kryetarin e bashkisë mund ta zgjedhim edhe vetëm me një votë. Kështu në çdo takim me socialistët do vendosim kuti prej xhami, që të jenë transparente, se ne kemi qeveri transparente, lërini ato tenderat “sekretë” që thotë opozita. Çdo qytetar duhet ta shohë lekun e tij kur ta hedhë në kuti. Kjo do të jetë një fushatë sensibilizuese për çdo votues tonin, këmbëngui Edi. Kështu kjo punë do fillojë me hapjen e fushatës së 1 qershorit. Aty do fillojë mbledhja e fondeve, Të gjithë të ardhurit duhet të kene lekë me vete që t’i hedhin në kutitë e xhamta.

Për mediatizimin e kësaj fushate kombëtare do të përdorim si fillim emisionin e Valbona Selimllarit “Ma jep dorën”. Alketën do e lejmë për në fund të mos biem në përsëritje. Nuk shkon që pas lalit të dal unë menjëherë në të njëjtin emision. Ka titull domethënës, do i lutem shqiptarëve me lot në sy të më japin një dorë.

Pas Valbonës, do shkoj, tashmë jo si i ftuar por si nevojtar, tek emisoni “Shqiptarët për shqiptarët. Aty kemi edhe Oltën, që na ndihmon. Endri flit pak me Elvis Naçin dhe Sidrit Bejlerin dhe thuaj që ju kam gjetur një personazh scoop, por lerja surprizë emrin. Në atë çast Fuga u hodh, po si surprizë. Ata duan të bëjnë xhirime paraprake për emsionin. Ju duhet të tregojnë sa në hall je, që të prekin donatorët nga e gjithë bota.

Rri aty rri, u skërmit Rama. A ja çon kasetat gati për lajmet e mia? Ja kështu do bëjmë edhe kësaj rradhe. Do t’i xhirojmë vetë skenat prekëse me ekpin e ERTV, do të quhen bashkëproduksion këto emisione.

Më gjeni edhe ata djemtë e “Fundjavë ndryshe” vazhdoi Rama. I themi Fevziut të bëjë një emison të dedikuar me ta tek “Opinion”. Kur do Fevzo i bën shqiptarët t’i dridhet mishi.

Në fund do e mbyllim me Alketën tek “Në kurthin e Piter Pan”.

Po tek Çani nuk do shkojmë, ndërhyri Vali me shpejtësi. Jo, jo mërmëriti Edi, Çani është gjirokastrit, nuk bën punë badiahva ai. Pastaj ka thënë që unë jam personi më i mërzitshëm në emisonin  e tij. Kështu tek Alketa do e mbylllim fushatën e emisioneve të bamirësisë.

Më bëj edhe një listë emsionesh nga mëngjesi në darkë, i tha Fugës, por vetëm ditët e protestave mos më lerë emison se mund të më vijnë në studio protestuesit. Dua të shpalos këtë fushatë të madhe, vazhdoi Edi, ku në qendër ka njeriun e thjeshtë, mua Edin. Në këtë hall të madh prej 140 milion eurosh, përfundoi ai.

Bëhuni gati njerëz të mbledhim fonde për njeriun në nevojë Edi Ramën. Një fushatë model po na pret përpara! Suksese!

Etiketa: 140 milione eurobechetiedi ramagjyqikryeminister

Të Lidhura

Hakeruan sistemin e SPAK/ Mbyllen hetimet, dërgohen për gjykim ish-drejtori i Burgjeve dhe dy bashkëpunëtorët –

Hakeruan sistemin e SPAK/ Mbyllen hetimet, dërgohen për gjykim ish-drejtori i Burgjeve dhe dy bashkëpunëtorët –

nga 27
12:45 | 15/01/2026
0

SPAK ka përfunduar hetimet lidhur me hakerimin e sistemeve të saj informatike dhe ka dërguar për gjykim pranë Gjykatës së...

Përmbytjet nga lumi Seman rrëzuan propagandën e Ramës dhe Ballukut, SPAK të hetojë –

Përmbytjet nga lumi Seman rrëzuan propagandën e Ramës dhe Ballukut, SPAK të hetojë –

nga 27
12:25 | 15/01/2026
0

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, u shpreh se disa muaj më parë Kryeministri Edi Rama...

Vendi ndodhet në rrezik, të ngrihemi kundër kësaj qeverie të korruptuar dhe hajdutësh –

Vendi ndodhet në rrezik, të ngrihemi kundër kësaj qeverie të korruptuar dhe hajdutësh –

nga 27
12:17 | 15/01/2026
0

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu lëshoi akuza ndaj qeverisë së drejtuar nga Edi Rama, duke e lidhur atë me...

Përgëzojmë Dumanin për shërbimin, partneritet me Kryeprokurorin e ri –

Pezullimi i vizave, sqaron Ambasada Amerikane në Tiranë: Ja cilët qytetarë nuk lejohen të hyjnë në SHBA

nga 27
11:29 | 15/01/2026
0

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka dalë me një njoftim për sa i përket pezullimit të vizave për...

Para
Tornado në SHBA/ Pesë milionë njerëz pa energji elektrike, raportohen të plagosur

Tornado në SHBA/ Pesë milionë njerëz pa energji elektrike, raportohen të plagosur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Hakeruan sistemin e SPAK/ Mbyllen hetimet, dërgohen për gjykim ish-drejtori i Burgjeve dhe dy bashkëpunëtorët –

Hakeruan sistemin e SPAK/ Mbyllen hetimet, dërgohen për gjykim ish-drejtori i Burgjeve dhe dy bashkëpunëtorët –

12:45 | 15/01/2026
Përmbytjet nga lumi Seman rrëzuan propagandën e Ramës dhe Ballukut, SPAK të hetojë –

Përmbytjet nga lumi Seman rrëzuan propagandën e Ramës dhe Ballukut, SPAK të hetojë –

12:25 | 15/01/2026
Vendi ndodhet në rrezik, të ngrihemi kundër kësaj qeverie të korruptuar dhe hajdutësh –

Vendi ndodhet në rrezik, të ngrihemi kundër kësaj qeverie të korruptuar dhe hajdutësh –

12:17 | 15/01/2026
Përgëzojmë Dumanin për shërbimin, partneritet me Kryeprokurorin e ri –

Pezullimi i vizave, sqaron Ambasada Amerikane në Tiranë: Ja cilët qytetarë nuk lejohen të hyjnë në SHBA

11:29 | 15/01/2026
Përgëzojmë Dumanin për shërbimin, partneritet me Kryeprokurorin e ri –

Pezullimi i vizave, reagon Ambasada Amerikane në Tiranë: Ja cilët qytetarë nuk lejohen të hyjnë në SHBA

11:11 | 15/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Hakeruan sistemin e SPAK/ Mbyllen hetimet, dërgohen për gjykim ish-drejtori i Burgjeve dhe dy bashkëpunëtorët –
  • Përmbytjet nga lumi Seman rrëzuan propagandën e Ramës dhe Ballukut, SPAK të hetojë –
  • Vendi ndodhet në rrezik, të ngrihemi kundër kësaj qeverie të korruptuar dhe hajdutësh –
  • Pezullimi i vizave, sqaron Ambasada Amerikane në Tiranë: Ja cilët qytetarë nuk lejohen të hyjnë në SHBA
  • Pezullimi i vizave, reagon Ambasada Amerikane në Tiranë: Ja cilët qytetarë nuk lejohen të hyjnë në SHBA
  • 60 milionë euro tendera sekretë, kompani guaskë në Xhafzotaj! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Hakeruan sistemin e SPAK/ Mbyllen hetimet, dërgohen për gjykim ish-drejtori i Burgjeve dhe dy bashkëpunëtorët –
  • Përmbytjet nga lumi Seman rrëzuan propagandën e Ramës dhe Ballukut, SPAK të hetojë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com