Ish-kryeministri Sali Berisha, ka thirrur një protestë kombëtare e cila do të mbahet në orën 19:00 të enjten e 7 Korrikut.
Faqja zyrtare e Rithemelimit ka shpërndarë në faqen e saj thirrjen për protestë me moton “për të shpëtuar Shqipërinë”.
Ata i bëjnë thirrje qytetarëve të bashkohen me Partinë Demokratike dhe shoqërinë civile në përballjen me regjimin e Edi Ramës.
“Bashkojuni Partisë Demokratike dhe Shoqërisë Civile më 7 korrik, ora 19.00”, thuhet në postim.