Opozita e bashkuar ka vendosur zhvillimin e një tjetër proteste të madhe e cila pritet të mbahet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” para godinës së kryeministrisë.
Sipas informacioneve përflitet se kjo protestë do të mbahet me datë 11 maj dhe do të jetë 4 në rang kombëtar ndërkohë që janë zhvilluar edhe 7 protesta të tjera përpara Parlamentit me pjesmarrje më të ulët.
Këto protesta janë zhvilluar në harkun kohor të dy muajve dhe qëllimi i tyre është rrëzimi nga pushteti i Edi Ramës.
Ndërkohë kujtojmë që me herët, kreu i opozitës Lulzim Basha është shprehur se kush i vetëm për dialog mes palëve poltike është largimi i Edi Ramës.