Në pak minuta fillon protesta e nëntë kombëtare e opozitës së bashkuar e cila mbahet përpara zyrës së Kryeministrit Rama për largimin e tij nga kreu i qeverisë.
Ndërkohë BallkanWeb ka siguruar pamjet nga parrullat që protestuesit do të mbajnë sonte në duar.
“Ekonomia po vdes”; “Duam punë të sigurt”; “S’ka Europë pa ndëshkuar hajdutët”; “Stop pazarit me jetët tona”; “S’ka drejtësi me Ramën në qeveri”; “Hajdutët në vila, shqiptarët në gërmadha”, janë disa prej parullave të vendosura në murin e PD që do të mbahen në duar nga protestuesit e opozitës.
Në pamjet live nga Syri.net dallohet një bust mbi podiumin Rilindja, e cila dyshohet të jetë një bust i kryeministrit Rama.
Protesta e 9-te mbarekombetare e opozites se bashkuar ne Blv "Deshmoret e Kombit'
Protesta e 9-te mbarekombetare e opozites se bashkuar ne Blv "Deshmoret e Kombit'
Publiée par SYRI.net sur Vendredi 21 juin 2019