Nga Ilana Strauss
Ndërsa po kaloja një ditë të bukur në arkivat e Albert Ajnshtajn në Universitetin Hebraik të Jeruzalemit u ndesha nga letërkëmbimet e tij me fëmijët. Ata bënin pyetje të thjeshta dhe të mençura, e ashtu u përgjigjej dhe gjeniu.
Ndryshe nga të rriturit, fëmijët nuk i drejtoheshin me nderim apo superlativa. Përkundrazi, ata e trajtonin atë si një njeri që di shumë, e cila me shumë gjasa ishte më e përshtatshmja. Kjo sjellje i përshtatej edhe personalitetit të tij, kujtoni Ajnshtajni njihet si dikush që nuk vishte çorape. Ja disa nga pyetjet që më pëlqyen më shumë:
A janë njerëzit kafshë?
Dukshëm disa fëmijë e pyetën Ajnshtajn se çfarë është kafsha. Ai u tha se varet se si e konceptojnë ata fjalën kafshë. Më tej ai u liston disa veprimtari që kafshët bëjnë duke theksuar se ato ushqehen, kanë prindër, lëvizin vetë dhe ngordhin. Këto u ndodhin të gjitha gjallesave, që nga krimbat deri te majmunët.
Pri flokët!
Mes letrave kishte jo vetëm pyetje, por edhe këshilla. Një vajza 6-vjeçare e këshillonte gjeniun të priste flokët. Ajo e kishte parë Ajnshatjnin në gazetë dhe vendosi të marrë minuta nga koha e saj e çmuar që t’i thotë fizikantit të presë flokët. “I dashur Zoti Ajnshtajn. Jam një vajzë e vogël 6-vjeçare. Kam parë fotografinë tënde në gazetë. Unë mendoj se duhet të presësh flokët. Mund të dukesh më mirë”, ka shkruar vogëlushja.
“A janë flokët e mi të çrregullt”, më pëlqen të mendoj se i është përgjigjur Ajnshtajn. “Askush nuk ma ka thënë këtë, as berberi.”
Çfarë ka përtej qiellit?
Frank Fellerman, resident në Pensilvani ka një pyetje të cilës Ajnshtajn i është përgjigjur. “Dua të di se çfarë ka përtej qiellit. Nëna më ka thënë se ju mund të më tregoni”, kishte shkruar ai.
“Ne e dimë që galaktika të tjera dhe vrima të zeza qëndrojnë përtej yjeve që shohim ne, por ende shkencëtarët nuk kanë një përgjigjje për këtë pyetje. Ligjet e natyrës duhen rishkruar”, shprehet gjeniu.
Fundi i botës
Monique, në letrën e saj e pyet Ajnshtajn se kur filloi bota dhe kur do të jetë fundi i saj. Ajnshtajni deklaroi se “planeti është pak më shumë se 1 miliard vjet i vjetër, sa i përket fundit të presim dhe të shohim”.
Ai gaboi në përgjigjje sepse shkencëtarët thonë se toka është rreth 4,5 miliardë e vjetër. Por ai nuk kishte faj që jetonte në vitet 1950.
Si e marrin ngjyrën puplat?
“Kam një problem që do doja ta zgjidhja. Dua të di si e marrin ngjyrën puplat e zogjve ”, shkruhej në një nga letrat.
Pse Anna Louise pyet një fizikant rreth biologjisë? “Pyeta babanë tim, por ai më tha të pyes ty”, shpjegohet në letër.
Një mijë fjalë
Një klasë e nxënësve japonezë bënë piktura dhe ja dërguan Ajnshtajnit. Ata i bashkangjitën edhe një letër ku i tregonin se kanë lexuar dy nga librat e tij “The Evolution of Physics” dhe “Out of my Later Years.”
“Fillova ta dua fizikën. Këtu është një problem i madh për t’u zgjidhur dhe unë do jem njeriu që do i jap zgjidhje”, shkruante njëri nga fëmijët.
Përshtati në shqip 27.al