Një operacion i forcave të policisë në bashkëpunim me ato të Ndërhyrjes së Shpejtë që në njësinë administrative të Pultit në Dukagjin të dalin në dritë sipërfaqe të tëra të kultivuara me drogë, por më e rëndë akoma edhe zyrtarë lokalë të përfshirë në kultivim.
Kryeplaku i Kirit Ndue Kopshtaj dhe një shtetas, si dhe u sekuestruan 2 kg e 963 gr lëndë narkotike.
Pasi u kryen veprimet proçeduriale policia vuri në pranga administratorin 60 vjeçar Tom Markun për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhim dhe shitja te tyre”, “Shpërdorim detyre” dhe “Prodhim e mbajtje pa leje e armëve të gjuetisë sportive”.
Operacionet do të vijojnë edhe në ditët e ardhshme duke shtrirë veprimin në të gjithë zonën e Dukagjinit, që vijon të kryesojë listën e kultivimit.