Ministri i Brendshëm Dritan Demiraj ka përgëzuar Policinë e Shtetit për arrestimin e të dyshuarit për vrasjen e Artan Cukut.
Me anë të një njoftimi thuhet: “Ministri e ka ndjekur në vijimësi ecurinë e hetimit të kësaj ngjarje të rëndë dhe ishte angazhuar pranë familjes së Cukut (në vizitën e 29 majit 2017) se Policia e Shtetit ishte e angazhuar maksimalisht për zbardhjen e plotë të ngjarjes, kapjen dhe dërgimin para drejtësisë të autorëve”.
Në vijim, Ministri Demiraj konfirmon mbështetjen e fuqishme për Policinë për rritjen e kontrollit te territorit kundër trafiqeve.