Zbardhet dosja: Pse prokurori Ndoja kërkoi arrestimin e kreut të Kadastrës në Durrës

Lexo edhe

“BalkanWeb” zbardh dosjen e prokurorit Arjan Ndoja që coi në arrestimin e drejtorit të Kadastrës në Durrës, Liridon Pula, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës. Arrestimi i tij u pasua me një sërë akuzash ndaj prokurorit Ndoja, të cilën e patën zanafillën në parlament nga kryeministri Edi Rama, për t’u pasuar më pas në zv/kryeministri Erion Brace.

Në dosje prokurori Ndoja argumenton se shkak për arrestimin e kreut të Kadastrës në Durrës, është bërë regjistrimi fillestar i një numri të konsiderueshëm pasurish në favor të subjektit Lura shpk në zonën e Gjirit të Lalzit.

“Këto pasuri rridhnin nga kontrata sipërmarrjeje me pronarët e truallit, por nuk ishin shënuar në regjistrat e lartpërmendur kufizimet e sipërfaqeve takuese të pronarëve të truallit” shkelje të cilën prokurori Ndoja në dosje, i referohet neneve në fuqi për ligjin e Kadastrës.

Në dosje theksohet se nga sekuestrimi i volumeve, rezulton se të gjitha shënimet e bëra për regjistrimin fillestar të këtyre pasurive, nuk janë të nënshkruara nga specialisti jurist që ka përpiluar praktikën, shtetasja, Luljeta Kolaj, madje në shumë faqe nuk rezulton  i shënuar fare emri i juristit që e ka bërë përpunimin e praktiktës. Gjithashtu prokurori vëren se edhe nga ana e Drejtorit të Institucionit, nuk është bërë nënshkrimi i regjistrit dhe as vulojsa e regjistrit edhe pse kanë kaluar dy muaj nga momenti i pajisjes me certifikatë dhe realizimit të regjistrit fillestar të pasurive në emër të shoqërisë Ndërtuese Lura SHPK.

“As në kartelat e pasurive për të cilat është nënshkruar certifikata e pronësisë dhe as në vetë librat e mësipër, ku bëhet regjistri fillestar nuk ka shënuar kufizime të kontratave të pasurisë me pronarët e truallit kusht ky i kërkuar shprehimisht në ligjin për Kadastrën në nenin 51 të tij” -thuhet në dosjen e prokurorisë.

“Në bazë të rregullores së këtij institucioni rezulton se Drejtori si autoriteti përgjegjës që e kontrollon të gjithë praktikën, jurist me eksperiencë në këtë sektor, rezulton se me dashje direkte ka shmangur një procedurë ligjore të tillë, pasi as nuk ka verifikuar fizikisht volumin e regjisrtimit të pasurive dhe as nuk ka nënshkruar atë si dhe nuk është kaluar në protokoll për tu vulosur dhe as nuk ka parë fizikisht kartelën e pasurive, pasi nqse ato për shkak të pamundësisë objektive të paraqirtjes së volumeve do ti kishin paraqitur atij përpara se të nënshkruante certifikatat, ai do të vërente se në kartela nuk kishte kufizime për të gjitha pasuritë ashtu sic e kërkon ligji, pasi mungonin kontratat e sipërmarrjes me njësi të individualizuara me vullnet përpara noterit nga të dy palët e kontratës, por vetëm me një kërkesë për kufizim, e njëanshme e subjektit ndërtues Lura SHPK”.

Për gjithë sa më sipër, Prokurori Ajan Ndoja ka ngritur akuzën e shpërdorimit të detyrës ndaj kreut të Kadastrës në Durrës, Liridon Pula, duke kërkuar ndaj tij masën e arrestit me burg.

/Bw

Të Lidhura

Para

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *