Ditën e sotme është siguruar dosja hetimore në ngarkim të ish-shoferit në drejtorinë e burgjeve Hamza Tola, i arrestuar pak kohë më parë. Duke iu prezantuar qytetarëve të ndryshëm si punonjës i ministrisë së Drejtësisë, Tola u merrte para atyre duke iu premtuar në këmbim zgjidhjen e problemeve të tyre.
“Nga fundi i muajit korrik 2021 takova një shtetas dhe me thotë që donte një dhomë me qera te hoteli im dhe i thashë që nuk kam dhe e çova përballë te një hotel dhe i thashë që pas tre ditësh mund të vish te hoteli tim. Më bëri përshtypje sepse ky shtetas interesohej shumë dhe unë nuk i kisha shpjeguar asgjë, por ai interesohej për tokat, për dokumentet në përgjithësi. Që ditën e parë që erdhi në Borsh, darkën e hëngri te hoteli tim dhe aty filluam diskutimin dhe unë i shpjegova problemin që kisha. Ky shtetas m’u prezantua si Hamza Tola, i datëlindjes 13.12.1968 dhe më tha që punonte te Ministria e Drejtësisë dhe nuk ma tha pozicionin e se ku ishte, por kur u interesova e mësova që punonte si shofer në Drejtorinë e Burgjeve, në Tiranë.”
Njëri prej tyre, Kastriot Kreku, Tola i premtoi se do i nxirrte certifikatën e pronësisë në Borsh, duke i marrë në këmbim 3 mijë euro.
“Pasi vajtëm te toka dhe e pamë të dy së bashku, Hamza Tola më siguroi që për këto toka do më nxirrte lejet që unë interesohesha dhe të dy ne ose fëmijët tanë mund të hapnin një biznes së bashku. Hamza Tola më tha që problemin e tokës e kisha të mbaruar dhe realisht kështu ndodhi, ky shtetas më kërkoi që ka disa shpenzime për të legalizuar shtëpinë he më kërkoi 3,000 Euro dhe unë i dhashë 2,000 Euro dhe në fund të shtatorit, 2021 e përfundoi lejen e legalizimit. Unë mendova se pagesa prej 2,000 Euro ishte që unë s’kisha për të kryer më pagesa dhe Hamza Tola më tha që ik te legalizimet se e ke gati dhe merr faturat për të bërë pagesën. Kur vajta te legalizimet, mora faturat dhe vajta te banka dhe paguaja rreth 400,000 Lekë dhe u pajisa me lejen e legalizimit, të cilët pas 30 ditësh bëra kërkesë për t’u pajisur Certifikatë Pronësie. Në datë 06.10.2021 unë bëra aplikimin për t’u pajisur me Certifikatë Pronësie dhe Hamza Tola me tha që e njihte drejtoreshën e ASHK-se Sarandë dhe më tha që kam folur me drejtoreshën, me shtetasen Aida Demi. Problemi qëndronte se Hamza Tola filloi të më kërkonte lekë te
terë dhe më tha më duhen I,000 Euro dhe mi kërkoi urgjentisht dhe unë ia dergova këto lekë me Moneygram dhe këto Euro ia nisa shtetasit Ervis Gjuzi-t, i cili ishte shoku i ngushtë i shtetasit Hamza Tola. Këto lekë mua mu kthyen sepse ishte mbi limitin që kishte kompania, por pas 3 ditësh i dërgova 500 Euro shtetasit Ervis Gjuzi-t, për t’ia dhënë Hamza Tolës dhe shtetasi Hamza Tola ma konfirmoi që i mori këto lekë.”
Në dëshminë e tij, siguruar në dosjen hetimore, Kreku rrëfen njohjen me ish shoferin e burgjeve, dhe premtimin e tij për pajisjen me certifikatë si edhe pse u prish marrëdhënia mes tyre.
“Kur u ktheva në Shqipëri, në fund të nëntorit, të vitit 2021 unë takova Hamza Tola dhe vajta te shtëpia e tij në Tiranë dhe më bëri përshtypje se më tha që kishte një problem dhe do bëhet kontroll te ASHK Sarandë dhe do të bënin kontroll, pra kjo ishte si një presion nga ana e tij për të treguar fuqinë që kishte. Unë fillova të debatoja dhe i prishëm marrëdhëniet dhe më tha nuk do ta marrësh me Certifikatën e Pronësisë sepse ai kishte lidhje me drejtoreshën e ASHK-së Sarandë. Që në moment që marredhënia tonë u prish, e vërteta është se unë nuk u pajisa me Certifikatën e Pronësisë dhe ky problem është edhe sot dhe unë nuk jam po pajisem dot. Rreth muajit janar 2022 unë vajta te ASHK Sarandë për tu interesuar për Certifikatën e Pronësisë dhe në sportel te ASHK, Sarandë pashë shtetasin L.P dhe i fola dhe u përshëndetem, i tregova problemin dhe më tha do pimë kafe.”
Kur u takova te Limani me tha që pse s’më takove më shpejt për këtë problem dhe me siguroi që Certifikatën e Pronësisë do ta nxirrte dhe më kërkoi 2,000 Euro dhe unë i thashë se do të jap 1,500 Euro dhe më tha që dua 2,000 Euro dhe më tha gjë do flas me S.B. Te nesërmen e takova përsëri dhe i dhashë 1,000 Euro dhe pjesën prej 1,000 Euro do t’ia jepja pasi të më jepte Certifikatën e Pronësisë sepse nuk e besoja më sepse herën e parë nuk me
mbaroi punë, më mori 2,000 Euro dhe u fut Hamza Tola që mbaroi punën. L.P më tha që kishte folur me S.P dhe me kërkoi edhe 2.000 Euro të tjera dhe unë a dhashë edhe 2,000 Euro të tjera shtetasit Laert Pasha dhe kuptova gjë këtë vlerë prej 2,000 Euro e kishte për S.P.
Pasha më kërkoi edhe 200,000 Leke për veten e tij për punën që kryej ti dhe më tha që dhe ai donte pjesën e tij për punën që po kryente. Pasi paguaja 2, 000 Euro takova te ASHK Sarande, shtetasin Samir Braho dhe më tha që Certifikatën e Pronësisë do ta merrte L.P sepse ishte gati tani që paguaj ta lekët. Nga janar 2022 deri në mars 2022 unë akoma s’e kisha marrë Certifikatën e Pronësisë dhe nuk e paguaja vlerën prej 200,000 leke”.