Zbardhet dosja e masakrës në Velipojë: Trupat ishin pranë njeri tjetrit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zbardhet dosja e masakrës në Velipojë: Trupat ishin pranë njeri tjetrit

15:05 | 01/07/2021
në Kryesore
0

Në dosjen e prokurorisë të siguruar nga ABC, thuhet se rreth orës 00:35 është njoftuar se në vendin e quajtur Pulaj-Plazh, Velipojë, ka ndodhur një masakër.

Pas mbërritjes së forcave policore në vendin e ngjarjes është konstatuar se në oborrin e hotel dhe restorant “Gocaj”, është gjetur i vrarë shtetasi Kujtim Ferracaku, dhe disa metra me tutje janë gjetur të vrarë shtetasit Edmond Gocaj, vëllai i tij Xhovan Gocaj. Ndërkohë policia njofton se pak metra më tutje është gjetur i vrarë edhe personi më i pafajshëm në këtë ngjarje që tronditi vendin, Musaen Zeneli. Ndërkohë sipas grupit që shkoi në vendin e ngjarjes janë gjetur të plagosur rëndë Hasan Ferracaku dhe Elmedin Dyli. Ky i fundit kishte marrë një plumb në zemër.

Sipas të dhënave nga dosja e masakrës ngjarja në fjalë rezulton se ka ndodhur për motive të dobëta, ku  Hasan dhe Kujtim Ferracaku (vëllezër), janë konfliktuar me vëllezërit Gocaj pak orë para krimit, lidhur me ndarjen e shezllonëve në plazh dhe në darkë janë takuar për t’u sqaruar me ta.

Read more

Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –

BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –

Humbi zgjedhjet, Abdixhiku jep dorëheqjen si kryetar, do ta votojë Kuvendi i LDK-së –

Seria A/ Barazimi i tretë radhazi për Napolin, bllokohet edhe ndaj Parmës –

Nga dëshmitë e marra rezulton se anëtarët e familjes Ferracaku (një numër i konsiderueshëm personash sipas dëshmive të marra paraprakisht) kanë shkuar te hoteli i vëllezërve Gocaj.  Gjatë bisedës me Gocajt, debati është ashpërsuar dhe janë qëlluar me armë të dy palët. Nga personat e konfirmuar që kanë qenë në vendngjarje gjatë debatit janë të konfirmuar, viktima Kujtim Ferracaku, nipi i tij i mituri Elmedin Ylli, Hasan Ferracaku dhe tre djemtë e tij Astrit, Abedin dhe Shyqyri Ferracaku (të cilët vijojnë të jenë në kërkim).

Mësohet se Hasan Ferracaku në deklarimet e tij shpjegon se kishte disa ditë që ka pasur një konflikt për punë çadrash për në plazh me djemtë e Pjetër Gocajt nga Velipoja, ku ai ka marrë me qira ose leje për shfrytëzim të shezllonëve në plazh dhe tek vendi në fjalë kanë ndërhyrë edhe djemtë e Pjetrit dhe për këtë gjë janë konfliktuar.

Rreth mesnatës së 26 qershorit Hasan Ferracaku me persona të tjerë nga fisi i tij kanë shkuar tek lokali i djemve të Pjetrit disa metra me tutje lokalit të tij për tu sqaruar dhe është ulur në tavolinë me njërin prej djemve Gocaj dhe pasi kanë biseduar ka krisur arma. Sipas Hasan Ferracakut një nga vëllezërit Gocaj ka qëlluar me automatik drejt Kujtimit. Ky i fundit i është kundërpërgjigjur me pistolete dhe i është hedhur dhe ka kapur armen automatik të djalit të Pjetrit.

Ndërkohë nipi i Ferracakëve, Elmedi Dyli ka dhënë dëshminë e tij duke thënë se ishte në vendin e ngjarjes.

Ai shpjegon se pasi ka mbaruar punën rreth orës 23.30 ka dalë me stafin e lokalit para hotel Fantazisë për të pire kafe dhe aty ka dëgjuar debate që vinin përtej lokalit të Hasanit dhe siç kanë qenë bashkë kanë shkuar te vendi në fjalë. Aty ka parë Hasanin që ishte në tavolinë me një person duke sqaruar debatin midis tyre, kishte edhe persona të tjerë të pranishëm.

Në këtë kohë ka shkuar Kujtimi, gjyshi i tij dhe lëshon disa fjalë drejt tyre si “janë marrë këto, kush jeni ju”, etj dhe aty ka dëgjuar krisma arme që i kanë ardhur në krah nga pas tij dhe ka parë që Kujtimi është rrëzuar në tokë, aty kanë filluar edhe të shtëna me armë zjarri të tjera.

Sipas të miturit, armë kanë pasur Kujtimi Ferracaku, Hasan Ferracaku dhe Abedin Ferracaku djali i Hasanit, kurse pala tjetër ka pasur automatik. Pas të shtënave sipas tij, dhe gjyshi i tij Kujtimi është kundërpërgjigjur.

Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur në tarracën e hotel Gocaj një armë zjarri tip pistoletë dhe tre fishekë. Deri më tani mungon arma tip automatik që është shkrepur në vend ngjarje. Po ashtu është sekuestruar edhe një pistoletë tip T-T.

Fakti se në vendngjarje është qëlluar nga disa persona konfirmohet nga numri, lloji dhe modeli i gëzhojave që janë gjetur në vendin e ngjarjes, ku dyshohet se janë përdorur të paktën katër lloje armësh.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes, janë konstatuar një armë tip pistolete e llojit T-T, me 6 fishekë në krehër dhe një fishek në folenë e armës e gjetur dhe sekuestruar pranë viktimës Kujtim

Ferracaku, 8 gëzhoja metalike mod.54 mm, 5 gëzhoja metalike mod.56 mm, 5 gëzhoja metalike mod.7.65 mm, 1 fishek i pa plasur mod.7.65 mm, 3 copë predha arme zjarri.

Në vendin e ngjarjes konstatohen që gëzhojat janë gjetur në mënyrë të çrregullt e të shpërndara në të gjithë vendin e ngjarjes.

Sjellim ndërmend se nga përplasja me armë mbetën të vdekur Kujtim Ferracaku 59 vjeç, pronar i hotel “Fantazia”, vëllezërit Xhovani dhe Edmond Gocaj 25 dhe 38 vjeç që kishin hotelin “Gocaj” dhe jetimi fatkeq Musaen Zeneli 20 vjeç, që e kapi një plumb në zemër dhe i mori jetën në vend. Po ashtu u plagosën edhe Hasan Ferracaku, vëllai i biznesmenit që u vra dhe nipi i tij Elmedin Tyli.

Etiketa: 4 te vdekurAbedin FerracakuEdmond GocajElmedi DyliHasan FerracakuKujtimi Ferracakumasakra ne VelipojeMusaen ZeneliXhovan GocajZbardhet dosjaZbardhet dosja e masakrës në Velipojë: Trupat ishin pranë njeri tjetrit

Të Lidhura

Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –

Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –

nga 27
22:12 | 14/01/2026
0

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, deklaroi se brenda PD-së nuk ka pasur asnjë ndryshim thelbësor që nga viti 2013,...

BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –

BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –

nga 27
21:52 | 14/01/2026
0

Hetimet për abuzimet me fondet e shëndetësisë duket se kanë hyrë në një fazë të re. Pak para festave të...

Humbi zgjedhjet, Abdixhiku jep dorëheqjen si kryetar, do ta votojë Kuvendi i LDK-së –

Humbi zgjedhjet, Abdixhiku jep dorëheqjen si kryetar, do ta votojë Kuvendi i LDK-së –

nga 27
21:38 | 14/01/2026
0

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij. Ky vendim vjen pas humbjes...

Seria A/ Barazimi i tretë radhazi për Napolin, bllokohet edhe ndaj Parmës –

Seria A/ Barazimi i tretë radhazi për Napolin, bllokohet edhe ndaj Parmës –

nga 27
21:18 | 14/01/2026
0

Sfida e javës së 16 të Serie A mes Napolit dhe Parmës, por që ishte shtyrë për shkak të Superkupës...

Para
Vuçiç: Serbia para ultimatumit

Njohja e Kosovës dhe ambasada në Izrael, Vuçiç: Interesat e Serbisë kanë ndryshuar

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –

Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –

22:12 | 14/01/2026
BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –

BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –

21:52 | 14/01/2026
Humbi zgjedhjet, Abdixhiku jep dorëheqjen si kryetar, do ta votojë Kuvendi i LDK-së –

Humbi zgjedhjet, Abdixhiku jep dorëheqjen si kryetar, do ta votojë Kuvendi i LDK-së –

21:38 | 14/01/2026
Seria A/ Barazimi i tretë radhazi për Napolin, bllokohet edhe ndaj Parmës –

Seria A/ Barazimi i tretë radhazi për Napolin, bllokohet edhe ndaj Parmës –

21:18 | 14/01/2026
Mbetet “mospajtim thelbësor” pas bisedimeve të hapura për Groenlandën me SHBA-në –

Mbetet “mospajtim thelbësor” pas bisedimeve të hapura për Groenlandën me SHBA-në –

21:04 | 14/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –
  • BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –
  • Humbi zgjedhjet, Abdixhiku jep dorëheqjen si kryetar, do ta votojë Kuvendi i LDK-së –
  • Seria A/ Barazimi i tretë radhazi për Napolin, bllokohet edhe ndaj Parmës –
  • Mbetet “mospajtim thelbësor” pas bisedimeve të hapura për Groenlandën me SHBA-në –
  • Arrati e planifikuar gjashtë muaj, për Altin Ndocin 8 arrestime, shkarkohen drejtuesit e burgut –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –
  • BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com