Zbardhet dokumenti/ Gruaja e Veliajt, pjesë e aferës së inceneratorit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zbardhet dokumenti/ Gruaja e Veliajt, pjesë e aferës së inceneratorit

16:43 | 16/02/2022
në Shqiperi
0

Çdo ditë e më shumë po dalin detaje të reja rreth aferës së madhe korruptive të bërë nga Erion Veliaj me inceneratorin e Tiranës. Këtë herë skandali ka marrë përmasa edhe më të mëdha, pasi me sa duket Veliaj paska “punuar” familjarisht për të  ndërtuar këtë skemë korruptive.

Në dokumentacionin e inceneratorit të Tiranës që po qarkullon në mediat, evidentohet se  një ndër shumë faktet kompromentuese të kryebashkiakut, Erion Veliaj, janë dhe disa emra juristësh që kanë marrë pjesë në negocimin final, të kontratës së këtij koncesioni.

Në dokument evidentohet se në datën 25 gusht 2017, Klodian Zoto, pronari i kompanisë fituese “Integrated Energy”, autorizon 5 persona që të përfaqësojnë kompaninë në fjalë në të gjitha mbledhjet që do kryhen, me qëllim negocimin deri në fund të kontratës, si dhe të nënshkruajnë në emër të saj çdo dokument të nevojshëm.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sipas këtij dokumenti, 5 emrat janë Flonia Tashko, Florian Hasko, Denisa Tollkuci, Rajmonda Braja dhe italiani, Giuseppe Ciaffaglione, i cili rezulton të jetë dhe firmëtar i kësaj kontrate koncesionare.

Këtu fillon dhe loja e vëretët se  Veliaj ka lidhje të ngushtë me personat në fjalë. Flonia Tashko dhe Florian Hasko janë të dy pjesë e studios ligjore “Tashko-Pustina”. Si për rastësi, pjesë e kësaj studio ligjore ka qenë për disa vite dhe Ajola Xoxe, gruaja e kryebashkiakut Veliaj, e cila pa dyshim ka përpiluar dokumente dhe ka ushtruar influencën e saj në mbarimin e punëve të kësaj studio.

Ndër të tjera në dokument thuhet se  Amiran Dzanashvili, që bleu “Xhoi Lloton” në Shqipëri, autorizonte për veprime juridike, juristët e kësaj zyre, Florian Hasko, Floran Pustina, Ajola Xoxen dhe Jolita Hoxhollin.

Lidhja shoqërore por dhe partneriteti në punë i Ajole Xoxes me këtë zyrë avokatie që ka negociuar kontratën për inceneratorin dhe landfilldin e Tranës, duket shumë hapur. Dy nga kolegët e dikurshëm të Ajola Xoxes, Florian Hasko dhe Flonia Tashko, kanë negociuar kontratën e inceneratorit të Tiranës, që më pas është miratuar menjëherë nga Erion Veliaj.

Sakaq kujtojmë se projekti për inceneratorin e Tiranës po mbetet në letër dhe është përllogaritur në një shtrirje kohore prej 30 vjetësh, ndërsa xhiroja financiar mësohet se shkon diku tek 400 milion euro.

Etiketa: Arjola Xoxoerion veliajinceneratorë

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Arrestohet autori që vrau rojen e një pike karburanti në Sarandë

Arrestohet një 19-vjeçar pasi plagosi me thikë vëllain e tij

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Dosja ‘Balluku’/ Akuzohet për pastrim parash, Igli Tare merret i pandehur nga SPAK –

Dosja ‘Balluku’/ Akuzohet për pastrim parash, Igli Tare merret i pandehur nga SPAK –

11:41 | 04/06/2026
Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! –

Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! –

11:31 | 04/06/2026
Rendin e ditës e kanë vendosur të rinjtë që mbushën sheshet prej 4 ditësh –

Rendin e ditës e kanë vendosur të rinjtë që mbushën sheshet prej 4 ditësh –

11:13 | 04/06/2026
O mret, po ku ishe këto vite?! –

O mret, po ku ishe këto vite?! –

10:49 | 04/06/2026
Në kërkim prej vitit 2017! Kush është 43-vjeçari Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit në Maliq –

Në kërkim prej vitit 2017! Kush është 43-vjeçari Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit në Maliq –

10:04 | 04/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Dosja ‘Balluku’/ Akuzohet për pastrim parash, Igli Tare merret i pandehur nga SPAK –
  • Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! –
  • Rendin e ditës e kanë vendosur të rinjtë që mbushën sheshet prej 4 ditësh –
  • O mret, po ku ishe këto vite?! –
  • Në kërkim prej vitit 2017! Kush është 43-vjeçari Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit në Maliq –
  • Ndëshkim maksimal për autorin –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Dosja ‘Balluku’/ Akuzohet për pastrim parash, Igli Tare merret i pandehur nga SPAK –
  • Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com