Ylli i Arsenalit flet shqip, ja çfarë i tha Granit Xhakën në TikTok

0
113

Futbollisti Granit Xhaka, është bërë pjesë e lojës më të fundit që realizohet në TikTok, ku ka hapur “live” së bashku me Kozak Braçi.

 

Loja e zhvilluar ndërmjet të dyve dhe biseda e tyre në TikTok zgjati më shumë se 15 minuta, ku pati komente pafund dhe arriti një numër të lartë shikimesh prej më shumë se 14 mijë njerëzve.

Por në këtë live nuk munguan dhe komentet nga lojtarët e Arsenalit, ku spikati Alexandre Lacazette.

Sulmuesi  shkruan: “GRANIT!! A JE MIRË??”, duke tërhequr vëmendjen e shumë shqiptarëve që po e ndiqnin.

Ky koment u prit shumë mirë nga ndjekësit, por nuk ishte i vetmi. Pas kësaj Lakazet shkruan sërish: “Granit, ha disa Mantija” dhe më pas i përshëndet, ku në përshëndetje vendos dhe një emoji të flamurit të Kosovës.