Një 41-vjeçar shqiptar ka plagosur me thikë një 62-vjeçar grek për arsye xhelozie.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në një fshat të Lerapetrës, kur 41-vjeçari, pas një debati të fortë me 62-vjeçarin dyshohet se e ka goditur me thikë në anën e majtë dhe të djathtë të qafës dhe është larguar me vrap.
Ai u arrestua pak kohë më vonë dhe sot po dërgohet në Prokurorinë e Lasithit me akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë dhe shkelje të ligjit për armët. 62-vjeçari u dërgua në spitalin e qytetit, nga ku doli pasi iu dha ndihma e parë.