Xhavit Koni: Ju rrëfej si më torturoi në hetuesi Fatmir Xhafaj (film) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Xhavit Koni: Ju rrëfej si më torturoi në hetuesi Fatmir Xhafaj (film)

13:20 | 17/03/2017
në Shqiperi
0

Valbona Duka së bashku me ish-të burgosurin Xhavit Koni kanë denoncuar mbrëmjen e djeshme ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafa për ushtrim dhune ndaj personave të ndaluar, në kohën kur ai ishte hetues në rrethin e Krujës.

Nëpërmjet një lidhje telefonike me emisionin “Opinion”, zonja Duka solli rrëfimin e saj. Fillimisht biseda telefonike me Xhavit Konin.

Zoti Xhavit, si njiheni ju me zotin Fatmir Xhafaj?

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Në korrik të vitit 1986 unë kam qenë në hetuesinë e Krujës, i akuzuar për një krim, të cilin e kam pranuar. Fatmir Xhafaj ishte hetues atje dhe këtë e dinë të gjithë të burgosurit.

Ishte hetuesi juaj?

Në dhomat e izolimit të hetuesisë unë kam qenë me Arben Dukën. Më pas kalova në një dhomë vetëm dhe pastaj në një dhomë me Adem Sulën. Fatmir Xhafaj ishte hetues i këtyre të dyve.

Për çfarë jeni akuzuar?

Unë jam akuzuar dhe dënuar për tentativë vrasje. Kam qenë 16 vjeç atëherë dhe për një problem familjar kam marrë hak. Personi nuk vdiq. Jam dënuar për tentativë vrasje dhe armëmbajtje pa leje. E kam pranuar krimin dhe kam deklaruar se jam i ndërgjegjshëm për veprën që kam bërë. U dënova me 25 vjet burg, por duke qenë se isha nën moshë, dënimi u përgjysmua.

Siç po thoja në dhomat e paraburgimit kam bërë 4 muaj hetuesi, me të ndjerin Arben Duka dhe Adem Sulën nga Kruja. Këta të dy qenë akuzuar se kishin festuar për vdekjen e Enver Hoxhës dhe kishin qenë bashkë në një grup.

Në atë kohë, Fatmir Xhafa, edhe pse nuk ishte hetuesi im më ka thirrur, se donte që dilja e të dëshmoja që Arbeni dhe Ademi ishin kundër sistemit.

E kujtoni bisedën me të?

Në fillim më futi në zyrë dhe polici më hoqi prangat që kisha në duar.

“Më trego çfarë muhabeti ke bërë me Arben Dukën dhe Adem Sulën.”, më ka thënë.

Pasi e pa që me të mira nuk mundi të nxirrte gjë, ka thirrur policin që ishte jashtë, më ka lidhur prangat gjermane me duar prapa, ndërsa këmbët m’i ka lidhur me zinxhirë pas karriges. Prangat m’i shtrënguan aq fort sa edhe sot e kësaj dite i kam shenjat në duar. Polici doli, ndërsa Fatmir Xhafaj më ka rrahur me grushta e shkelma aq fort, sa më ka plasur gjaku dhe për 4 ditë, nuk kam mundur të ngrihem dot nga dërrasat e dhomës së izolimit. Më kujtohet që ka patur aq shumë gjak, sa me një fije shkrepëse i kam shkruar një letër babës, duke përdorur gjakun si bojë.

“Mu po më mysin këtu, lëviz kërko diçka”, i shkrova.

Keni ndonjë dokument që e vërtetoni marrjen në pyetje nga zoti Xhafaj?

Dokument unë nuk kam, por besoj që duhet të jenë raportet që ka bërë mjeku, kur ka ardhur dhe më ka parë e më ka dhënë ilaçe për t’u shëruar.

Ky ishte i vetmi takim që ju keni patur me zotin Xhafaj?

Më ka thirrur edhe një herë në zyrë, por herën e dytë më ka qëlluar vetëm një një shkelm dhe dy grushta, por mori masa të më hiqte cigaret dhe bukën e sheqerin që na sillte familja.

Nga ana tjetër zonja Duka tregoi se Fatmir Xhafa ka qenë hetuesi i vëllait të saj dhe në kohën, kur ju internua familja, zonjës i vdiq i ati në internim, por pas 3-4 ditësh i erdhën tek puna në Zahari dhe e morën për ta dërguar në polici.

Ajo rrëfen që Xhafa dhe Kujtim Luli e futën në zyrë dhe e rrahën fort, ndërsa i thonin se vëllai yt na ka thënë se t’i doje të arratiseshe bashkë me të.

Zonja theksoi se i dal përballë Xhafës për t’i treguar torturat që kam pesuar nga ai, pasi sipas zonjës është ajo që i ka provuar mbi shpinë.

Duka bëri me dije që në rast se kërkohet dëshmia e saj, është e gatshme të vijë dhe të dëshmojë rreth torturave që ka pësuar nga Fatmir Xhafaj, ish-hetues në Krujë.

Etiketa: Adem SulaArben DukaFatmir Xhafalidhje telefonikeminister i brendshemValbona Dukaxhavit koni

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para

Sikur Fatmir Xhafaj…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Pasi i shpëtoi burgut për milionat e vjedhura, Balluku fal gjynahet Natën e Kadrit –

Pasi i shpëtoi burgut për milionat e vjedhura, Balluku fal gjynahet Natën e Kadrit –

14:27 | 17/03/2026
Hyri në burg për të takuar Laert Haxhiun, Prokuroria në kërkim të misit nga Kosova (Emri) –

Hyri në burg për të takuar Laert Haxhiun, Prokuroria në kërkim të misit nga Kosova (Emri) –

14:21 | 17/03/2026

Bashkimi Europian konfirmon heqjen e të gjitha masave financiare ndaj Kosovës –

13:49 | 17/03/2026
A do të kandidojë përsëri për kreun e Partisë Demokratike? Ja si përgjigjet Berisha –

A do të kandidojë përsëri për kreun e Partisë Demokratike? Ja si përgjigjet Berisha –

13:21 | 17/03/2026
Ergys Agasi është parë duke shkuar në Surrel, së shpejti do t’i hiqet edhe masa e arrestit –

Ergys Agasi është parë duke shkuar në Surrel, së shpejti do t’i hiqet edhe masa e arrestit –

13:13 | 17/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Pasi i shpëtoi burgut për milionat e vjedhura, Balluku fal gjynahet Natën e Kadrit –
  • Hyri në burg për të takuar Laert Haxhiun, Prokuroria në kërkim të misit nga Kosova (Emri) –
  • Bashkimi Europian konfirmon heqjen e të gjitha masave financiare ndaj Kosovës –
  • A do të kandidojë përsëri për kreun e Partisë Demokratike? Ja si përgjigjet Berisha –
  • Ergys Agasi është parë duke shkuar në Surrel, së shpejti do t’i hiqet edhe masa e arrestit –
  • Raporti IBAR për integrimin mbeti në klasë, Rama mashtroi me pasaportën e BE dhe nxjerr atë të Vuçiçit –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Pasi i shpëtoi burgut për milionat e vjedhura, Balluku fal gjynahet Natën e Kadrit –
  • Hyri në burg për të takuar Laert Haxhiun, Prokuroria në kërkim të misit nga Kosova (Emri) –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com