Presidenti i ri i Serbisë Aleksandar Vuçiç , po përpiqet për krijimin e lidhjes së re ekonomike dhe tregtare të shteteve të ish – Jugosllavisë dhe të Shqipërisë. Sipas tij, kjo do të shtonte ekonominë e këtyre shteteve dhe do të përforconte bashkëpunimin rajonal.
Në intervistën për portalin amerikan “Politico”, Vuçiç ka theksuar se nëse të tjerët pajtohen me planin e tij, do të krijohej një treg nga 20 milionë banorë, gjë që sipas tij, do të tërhiqte vëmendjen e shumë investitorëve.
I pyetur nëse dëshiron të krijojë Jugosllavinë e re, Vuçiç është përgjigjur se bëhet fjalë për Jugosllavinë e vjetër plus Shqipërinë.
“Kjo është ide politike pa rrezikim të sovranitetit të këtyre shteteve”- ka thënë Vuçiç.