Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ka vazhduar edhe sot të flasë në Kuvendin e Serbisë për Kosovën. Vuçiq ka thënë se ka menduar se korrigjimi i i kufirit është zgjidhje për problemin me Republikën e Kosovës, megjithatë tashmë potencon se nuk e ka të njëjtin mendim, meqë rrethanat kanë ndryshuar, shkruan N1.
Kreu i shtetit serb ka thënë se tashmë e shikon situatën në një mënyrë më realiste dhe se situata politike ka ndryshuar në 28 vitet e fundit.
Siç ka thënë Vuçiq “jo vetëm me vullnetin tonë, por edhe me vullnetin e fuqive të mëdha”.
“Pozicioni nuk mund të jetë i njëjtë para dhe pas vitit 1999, as pas 2008, as 2010, e gjithë kjo mbart diçka me vete”, ka thënë Vuçiq, duke shtuar se disa lëvizje e vështirësuan pozicionin e Serbisë.
“Nuk po fsheh asgjë, mendova se demarkacioni ishte zgjidhja, e kuptova se ishte e pamundur, sepse të gjithë më hodhët mbi kokë”, ka shtuar tutje.