Një 53-vjeçar ka mbetur i vrarë me armë zjarri mëngjesin e sotëm në lagjen Guerile të Shkodrës.
Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:15 minuta, ku viktima është identifikuar si shtetasi Fatbardh Lici, 53 vjeç.
Menjëherë kanë shkuar forca të shumta të policisë dhe janë ngritur pika kontrolli ku po behet dhe krehja e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve. Më pas, policia ka gjetur në fshatin Dobraç një mjet tip Benz, i cili dyshohet se ka lidhje me ngjarjen.