Ekstradohet nga Athina në Tiranë, një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim për vepra të rënda penale.
Bëhet fjalë për shtetasin Karafil Beqiri, i dënuar në mungesë me 20 vjet burg nga Gjykata e Gjirokastrës.
Sipas burimeve, 55-vjeçari është shpallur fajtor për veprën penale të “vjedhjes me armë me pasojë vdekjen”.
Me të mbërritur në aeroportin e Rinasit ai është marrë në dorëzim nga policia shqiptare që e ka shoqëruar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, prej nga do të dërgohet më vonë në Gjirokastër.