Policia e Durrësit ka arrestuar një 53-vjeçar i dënuar me 35 vite burg për vrasje.
Bëhet fjalë për Skënder Bakun, 53 vjeç, banues në Luz të Fushë Krujës .
“Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata për Krimet e Rënda,Tiranë, më datë 28.09.2015, e ka dënuar me 35 vjet burg, për veprat penale “Vrasje për gjakmarrje, kryer në bashkëpunim “dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, sqaron policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.