Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për Vrasje me Dashje në Itali.
Komisariati i Policisë Mat, në bashkëpunim me Interpol Tirana, kanë finalizuar kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar: Fation Stojani (Islamaj), 28 vjeç, banues në njësinë administrative Ulëz-Mat.
Ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata Busto, Arsizio/Itali, ka lëshuar urdhërin e arrestit ndërkombëtar për veprën penale “Vrasje me dashje”, parashikuar nga nenet 81, 110, 112, 575, 577 të Kodit Penal Italian.