Policia e Mallakastrës ka dhënë detajet në lidhje me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Greshicë të Mallakastrës, ku 30-vjeçari Mariglen Muhametaj, ka vrarë babain e tij.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30, ku 30-vjeçari i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor, ka vrarë me sende të forta babain e tij, 73-vjeçarin Qemal Muhametaj.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e 30-vjeçarit, i cili është larguar nga vendngjarja.