Vrasjet pa autorë/ Salianji-Nanos: A keni informacion të ri? Drejtori i Policisë: Kemi hetime që do jenë rezultative shumë shpejt – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrasjet pa autorë/ Salianji-Nanos: A keni informacion të ri? Drejtori i Policisë: Kemi hetime që do jenë rezultative shumë shpejt

12:56 | 01/12/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Deputeti i PD-së Ervin Salianji i ka drejtuar disa pyetje Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano i cili po raportonte në Komisionin e Sigurisë në Kuvend. Salianji deklaroi se nuk asnjë paragjykim për drejtorin e ri, i cili ka pak kohë në krye të Policisë duke u shprehur se do të gjykohet në bazë të punës.

Në pyetjet e drejtuara Nanos, ishte dhe ajo për Operacionin Forca e Ligjit. Salianji pyeti nëse vazhdon ky operacion pas zgjedhjeve të 25 prillit dhe a kishte lidhje me këto zgjedhje. Po kështu ai tha se për familjarë të drejtuesve të PS nuk ka pasur njoftim për hetim pasuror nga vajza me syze.

“Policisë së Shtetit si institucion i rëndësishëm për sigurinë në vend i urojmë suksese ashtu sikurse nuk kemi asnjë paragjykim për drejtorin e policisë. Gjykimet tona për performancën në detyrë. Të paktën në krye të policisë nuk është një analfabet. Ngjarje të rënda pa autor, 382 vrasje nga të cilat 120 pa autorë, 758 atentate me të dëmtuar e të plagosur pa autorë nga 2014-2019. Ka shumë ngjarje në Elbasan, Lushnjë, Fier. Edhe pas emërimit tuaj në detyrë. A shikoni që ka një sofistikim të grupeve kriminale dhe a është e aftë Policia e Shtetit të ketë të njëjtin sofistikim. Të shembim një perceptim të krijuar që grupet kriminale veprojnë të pashqetësuar nga Policia e Shtetit. Në fakt për të shembur realitetin në këtë vend. Keni besim që riqarkullimi i po të njëjtëve drejtues në polici do të sjellë ritme të mira, ndërkohë që kanë dështuar. Ngjarja e Fierit, ju thatë që autori ishte i skeduar. A ka kapacitet Policia e Shtetit që ngjarje të tilla të parandalohen? Thatë që për vrasjet pa autorë po ngrihen grupe pune të përbashkëta, deri sot nuk ka pasur grupe të tilla pune të përbashkëta?  Çdo raport ndërkombëtar e paraqet po njësoj Shqipërinë për prodhimin e drogës. A duhet parë realiteti në sy që ka një problematikë që duhet të luftohet apo do vazhdohet me propagandë?

Read more

Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –

Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –

BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –

Asetet e konfiskuar rreth 31 mln euro, ndërkohë që ka pasur një operacion OFL që tanimë më është pezulluar. Në informacionet zyrtare që kam kërkuar është pothuajse gjysmë për gjysmë çuarja në SPAK e subjekteve të këtij operacioni. Këta gjysma që kanë mbetur, janë ndaluar për shkak se mbaruan zgjedhjet, ka pasur ky operacion lidhje me zgjedhjet e 25 prillit? Nga ana tjetër për persona të cilët njihen si persona të afërt, familjarë të drejtuesve të PS, ish-ministra apo deputetë, nuk ka pasur njoftim të asaj vajzës me syze për hetim pasuror. Në dijeninë tuaj në sa raste SPAK ka pasur konfiskim të pasurisë nga referimi që është bërë nga policia dhe a është në vazhdim ky operacion apo është stopuar deri në datën 25 prill”, tha Salianji.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano deklaroi se për vrasjet pa autorë ka hetime që do të jenë rezultative shumë shpejtë.

“Një vrasje është një vepër penale që është e vështirë për t’u zbuluar, jo në të gjitha rastet mund të zbulohet. Investimi për zbulimin e këtyre ngjarjeve kërkon kohë. Angazhimi i policisë së shtetit dhe i strukturave përkatëse është maksimal dhe nuk pushon në asnjë moment.
Policia e Shtetit kryen një punë të fshehtë dhe një pjesë e madhe e punës së policisë është e padukshme në hetimin e ngjarjeve kriminale dhe parandalimin. Një pjesë bëhen publike dhe një pjesë jo. Puna profesionale e strukturave të Policisë së Shtetit është non stop.
Në lidhjet me ngjarjet e pazbuluara kemi hetime të cilat do të jenë rezultative në një kohë të shpejtë, por nuk mund të jap asnjë informacion për shkak se përbën sekret hetimor.
A mund të ketë sukses me të njëjtët drejtues policie? Jemi në fazën e një analize të gjithë punës së policisë së shtetit dhe strukturës së saj me qëllim për ta riorganizuar dhe për ta bërë më efikase punën e saj. Këtu analizohet dhe puna e çdo punonjësi të policisë së shtetit.
Mbi sofistikimin e grupeve kriminale-Është e vërtetë që grupet kriminale investojnë shumë në mënyrën e sofistikimit të aktivitetit të tyre kriminal pasi kanë dhe mundësinë për ta bërë këtë gjë, qoftë dhe nga ana financiare dhe në këtë drejtim policia e Shtetit duke u fokusuar më tepër në anën teknologjike ka kërkuar dhe rritjen e buxhetit me qëllim që t’i përgjigjet sa më profesionalisht me një forcë goditëse sa më efikase këtyre grupeve kriminale që tentojnë të kryejnë aktivitet kriminal duke cenuar dhe sigurinë në vend.
Të gjitha lëvizjet që janë bërë në Policinë e Shtetit janë bërë bazuar në aftësitë profesionale në konsultim me institucionet në policinë e shtetit.
Për grupet e punës për vrasjet, për çdo rast që ka ngjarje të rënda ngrihen grupe pune. Paralelisht me të gjithë detyrimet e tjera dhe veprimet hetimore”, tha Nano.

Për OFL, ai shpjegoi se një numër i konsiderueshëm referimesh për këtë qëllim janë referuar në SPAK dhe janë duke u hetuar nga SPAK.

“Një numër tjetër i konsiderueshëm për shkak të kohës nuk janë dërguar ende në SPAK, vazhdojnë të dërgohen në prokuroritë e rretheve gjyqësore në zbatim të ligjit antimafia. Ka dhe një numër të caktuar të referimeve, të këtyre çështjeve të cilat janë në shqyrtim nga gjykatat e Shkallës së Parë dhe të Apelit lidhur me konfiskimet e këtyre pasurive”, tha Nano.

Tonin Vocaj, drejtori i policisë kriminale foli gjithashtu për OFL. “E ka shtrirë veprimtarinë e tij gjatë vitit 2020 mbështetur në aktin normativ të miratuar nga Këshilli i Ministrave dhe pastaj të kaluar në parlament. Janë evidentuar rreth 7 mijë subjekte, gjatë gjithë vitit janë verifikuar një numër i konsiderueshëm i këtyre subjekteve. Kanë arritur që të dërgohen në SPAK 293 raste që janë duke u shqyrtuar. Aktualisht janë në fazën e shqyrtimit gjyqësor një pjesë e madhe e këtyre çështjeve, pasuritë janë konfiskuar me vendim të shkallës së parë dhe janë në apel. Një pjesë kanë përfunduar dhe në Apel”, deklaroi Vocaj.

Etiketa: deputeti i PD-sëdrejtori i Përgjithshëm të Policisë së ShtetitErvin SalianjiGledis NanoOperacioni Forca e Ligjit

Të Lidhura

Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –

Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –

nga 27
23:12 | 14/01/2026
0

Arsenali bën një hap të rëndësishëm drejt finales së Kupës së Ligës në Angli. Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta...

Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

nga 27
23:06 | 14/01/2026
0

Interi i drejtuar nga Cristian Chivu merr një fitore të rëndësishme minimale ndaj Lecce-s, duke u imponuar 1-0 në ndeshjen...

Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –

Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –

nga 27
22:12 | 14/01/2026
0

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, deklaroi se brenda PD-së nuk ka pasur asnjë ndryshim thelbësor që nga viti 2013,...

BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –

BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –

nga 27
21:52 | 14/01/2026
0

Hetimet për abuzimet me fondet e shëndetësisë duket se kanë hyrë në një fazë të re. Pak para festave të...

Para
Shkatërrohet karteli i drogës në Itali, arrestohen 13 persona, mes tyre shqiptarë dhe kolumbianë

Sekuestrohen 423 kg drogë në Itali, në pranga 16 anëtarët e grupit kriminal, kush janë 4 shqiptarët e arrestuar

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –

Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –

23:12 | 14/01/2026
Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

23:06 | 14/01/2026
Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –

Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –

22:12 | 14/01/2026
BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –

BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –

21:52 | 14/01/2026
Humbi zgjedhjet, Abdixhiku jep dorëheqjen si kryetar, do ta votojë Kuvendi i LDK-së –

Humbi zgjedhjet, Abdixhiku jep dorëheqjen si kryetar, do ta votojë Kuvendi i LDK-së –

21:38 | 14/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –
  • Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –
  • Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –
  • BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –
  • Humbi zgjedhjet, Abdixhiku jep dorëheqjen si kryetar, do ta votojë Kuvendi i LDK-së –
  • Seria A/ Barazimi i tretë radhazi për Napolin, bllokohet edhe ndaj Parmës –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –
  • Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com