Më shumë se dy muaj pas ngjarjes së rëndë që tronditi Tiranë, ku një i ri u vra në një market pas sherrit për radhën e pagesës, është vetëdorëzuar autori i dyshuar i krimit. Bëhet fjalë për shtetasin Arbër Sula, ish-punonjës Policie, ndaj të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Nga sherri viktimë e kësaj ngjarje mbeti 29-vjecari Jurgen Duka.
Blutë e Tiranës bëjnë me dije se autori i dyshuar, më datë 14.12.2021, në një market në rrugën “Irfan Tomini”, pas një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me armën e shërbimit në kohën kur ka ndodhur ngjarja ka qenë punonjës Policie, jashtë shërbimit, duke vrarë Jurgen Dukën i cili si pasojë ka ndërruar jetë.
Ish-punonjësi i Policisë ka dorëzuar armën e shërbimit me të cilën kreu krimin, së bashku me municionin luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.