Policia e Tiranës ka arrestuar personin që shoqëronte viktimën Elton Çiça në momentin e vrasjes. Sipas policisë së Tiranës Personi në fjalë dyshohet se ka prishur me dashje provat. Ndërkohë policia ka shoqëruar 29 persona për vrasjen e ndodhur n ëish-bllok mbrëmjen e 1 majit.
Nëndrejtori i policisë Tiranë konfirmoi në “Opinion” se ngjarja ka lidhje me rastin e grabitjes së prindërve të Çiços në mars të vitit të kaluar. Sipas tij, Elton Çiço lëvizte gjatë gjithë kohës me makinë të blinduar e cila është sekuestruar nga policia.