Nga Xhuljo Ferzaj
Vrasja e Oliver Ivanoviç mëngjesin e së martës në datën 16 Janar solli reagimin të menjëhershëm nga të dy shtetet si Kosova ashtu dhe Serbia. Serbia tërhoqi negociatorët në Bruksel dhe kërkoj përfshirjen në hetime për zbardhjen e vrasjes në Mitrovicën Veriore, nga ana tjetër pala kosovare ishte shumë e sinqertë dhe e matur në deklaratat për zbardhjen e plotë të vrasjes së Ivanoviçit.
Deklarata e kryeministrit Ramush Haradinaj se do kërkonte edhe ndihmën e FBI-së, në hetime tregon se është i interesuar të vëri para drejtësisë autorët e vrasjes pavarësisht ecurisë së hetimeve, pasi është shumë e komplikuar për faktin se vrasja është bërë nga profesionistë të cilët nuk kanë lënë gjurmë përveç makinës së djegur, që rezulton të jetë e një serbo-austriaku që kishte vdekur disa vite më para, ndërsa bashkëshortja e vet e kishte shitur te një tjetër serb, edhe sikur të gjejnë pronarin e fundit të makinës dhe vrasësit duhet të zbulojnë ata që kanë urdhëruar ekzekutim. Madje dyshoj se makina mund të jetë një lojë bllofi për të fituar kohë, tipike e vrasjeve profesioniste me skema të sakta.
Kush ishte i interesua për vrasjen e Oliver Ivanoviç? Cilat ishin konfliktet politike? A qëndrojnë shqiptarët apo serbët pa vrasjes?
Iniciativa Qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia” (SDP) e Oliver Ivanoviç gjithmonë ka pasur përplasje me listën serbe në Kosovë, pavarësisht se këta të fundit kanë fituar mandate deputetësh, ndërsa Ivanoviç ngeli në opozitë vazhdonte të ishte pengesë për tre çështje, e para, krijonte rrjedhje votash pasi ishte një figurë e preferuar nga serbët e Mitrovicës Veriore, e dyta, ka të bëj me kundërshtimin e linjës politike që Beogradi kërkonte me këmbëngulje ta ndiqte në Kosovë, gjë e cila nuk u përkrah nga i ndjeri, e treta, lista Serbe nuk kishte nën ndikim të gjithë serbët por donte të gjithë elektoratin e serbëve.
Para një viti Ivanoviç e shprehu publikisht se ndihej i kërcënuar për jetën, në fakt kërcënime kishte marrë më para, banda kriminale të drejtuara nga lista serbe, por edhe ndikimi i palëve të treta për interesa gjeostrategjike interesoheshin të pastronin rrugën nga çdo pengesë, kjo i ndodhi liderit të SDP. Ata që dhanë urdhrin për vrasjen e Ivanoviçit, kanë një skemë të qartë që duan ta realizojnë ashtu siç ia dolën në Bosnjë-Hercegovinë më krijimin e republikës “Srpska”, po e njëjta gjë po tentohet në Kosovë, Ivanoviç kishte ndikim në Mitrovicë, nëpërmjet vrasjes së tij do arrijnë të marrin votat dhe mbështetjen e serbëve që përkrahnin SDP, kështu do jenë më të bashkuar në politikat e errëta kundër shqiptarëve, deri tani kanë dështuar të turpëruar.
Pas vrasjes së Ivanoviç u ndërmor fushatë mediatike në Serbi, për të fajësuar Kosovën për vrasje, të krijonte mendimin se Kosova është e pasigurt, serbët aty janë të kërcënuar prandaj duan ndërhyrjen e Beogradit. Politika Serbe është tinëzare, në fazën e parë po tenton të krijoj mendimin e pasigurisë së serbëve në Kosovë, për të kaluar në fazën tjetër atë të organizimit politik që synon ndarjen e Mitrovicës Veriorë nga Kosova, kërkojnë një argument bindës për të justifikuar veprimin, prandaj duhen ndërmarr politika demaskuese.
Autoritetet në Kosovë kanë vetëm një gabim, pas deklaratës së Oliver Ivanoviçit se ishte në rrezik për jetën duhet ta mbikëqyrte, për të pasur një skemë të saktë të personave të interesuar për eliminim e tij. Serbia dështoj me fushatën mediatike për të fajësuar Kosovën, madje shumica e serbëve, janë të qartë së kjo vrasje, është bërë nga faktori politik serb.
Nëse shqiptarët e Kosovës, do donin ta vrisnin mund ta kishin bërë pas luftës së vitit 1999, nëse do ndihej i kërcënuar nga shqiptarët atëherë nuk do jetonte në Mitrovicën Veriore por në Serbi. Ka dy palë të interesuara për vrasjen, e para, është faktori politik serb në Kosovë bashkë me Beogradin, dhe e dyta, është Rusia që po intensifikon ndikimin e saj në zonat ku janë krijuar vakume, madje po e bëjnë shumë shpejtë.
Më një matematik të thjeshtë del qartë pse u vra tani Ivanoviç dhe jo më para, jo se ishte e pamundur por zbatimi i skemës serbo-ruse, është planifikuar të zbatohet pas zhvendosjes së gjeostrategjisë amerikane me shpejtësi drejtë lindjes së largët, kjo ka krijuar vakume që po tentohen të merren nga ndikimi rus. Rusia është më e interesuar se askush tjetër për destabilizimin e Ballkanit, veprimi i ngadaltë i Bashkimit Evropian për të afruar këto vende pas tërheqjes së SHBA-së, ka favorizuar ndikimin rus. Rasti i Bosnjë-Hercegovinës, Krimes, Osetisë Jugorë tregon qartë planet e Rusisë në Ballkan nëpërmjet Serbisë realizojë krijimin e republikës “Srpska”, të njëjtën gjë do tentojnë në Mitrovicën Veriore nëpërmjet listës serbe, pavarësisht se ka për të dështuar me shqiptarët. Ideja për ndarjen e Mitrovicës Veriore nuk kishte gjetur përkrahjen dhe mosangazhimin e Ivanoviçit, kjo solli krisjen e marrëdhënieve më Beogradin dhe listën serbe në Kosovë, më tej vazhdimi në mënyrë të pavarur deri në kundërshtim të hapur solli vrasjen.
Pas kësaj ngjarjeje lista serbe në Kosovë ka për tu bërë më aktive, do kërkoj patjetër shkak për realizimin e një mini republike serbe në Mitrovicën Veriore më pas bashkimin me Serbinë, pavarësisht se nuk kanë për t’ia dal, ata dështuan të destabilizonin Kosovën. Vrasja e Oliver Ivanoviç ishte edhe një mesazh për çdo politikan serb në Kosovë, se nëse nuk qëndron më linjën Beogradit, do marrin ndëshkim të njëjtë me Oliver Ivanoviç, zbardhja e vrasjes do demaskonte politikën e Serbisë dhe palët e treta të interesuara për destabilizimin e Kosovës.