Vrasja e Liridonës, deputeti suedez i pikëlluar: S’mund të spekuloj, por… – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrasja e Liridonës, deputeti suedez i pikëlluar: S’mund të spekuloj, por…

16:40 | 04/12/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Deputeti në Parlamentin suedez, Magnus Jakobsson, ka folur pas vrasjes së Liridona Ademajt, që ndodhi natën e 29 nëntorit në Prishtinë.

Ai ka treguar se Liridona ishte shoqe e ngushtë e familjes dhe fëmijëve të tij në Suedi. Por, për shkak të rregullave strikte në institucionet suedeze, Jakobsson ka theksuar se nuk mund të komentojë lidhur me rrethanat dhe shkaqet që kanë mundur ta shtyejnë të dyshuarin Naim Murseli, ta planifikonte vrasjen e gruas së tij, Liridonës.

“Në Suedi, jam anëtar i parlamentit dhe ne kurrë nuk komentojmë rastet, të cilat janë ende nën hetime nga ana e policisë. Ne kurrë nuk e bëjmë këtë, sepse kemi shumë rregulla strikte në Suedi. Parlamenti e bën punën e vet dhe në anën tjetër, policia e bën punën e saj.

Read more

IKMT pranon skandalin, fundosen 2 godina banimi te pallatet e ‘Alabbar-it‘ në “Durrës Marina” –

Të akuzuar për shkelje barazie në tendera, shtyhet seanca për ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë –

Ka edhe kallëzime të tjera, ka abuzuar prej vitesh –

Të sjell transkriptin e intervistës së ministrit tënd –

Liridona ishte shumë shoqe e ngushtë e familjes dhe fëmijëve të mi, kështu që jam akoma shumë i shokuar për atë që po ndodhë. Ajo ishte shoqe shumë e mirë e jona. Edhe mediat tjera më kanë pyetur dhe unë ju kam përgjigjur për përkujtimin që është bërë dje në vendin ku ajo kishte punuar”, ka deklaruar deputeti suedez për “Bota sot”.

Ai ka shtuar se nuk mund të spekulojë për vrasjen, por bashkëndjen dhimbjen me familjen dhe fëmijët e Liridonës.

“Me të vërtetë nuk mund të spekuloj, pse ka ndodhur kjo vrasje. Nuk do ta bëj këtë, por do të vazhdoj t’iu përgjigjem të gjitha mediave, se jemi të shokuar dhe të pikëlluar. Po ndiejmë shumë dhimbje për familjen e Liridonës dhe për fëmijët e saj.

I kam parë rregullisht lajmet në Kosovë dhe po shoh se të gjithë janë të shokuar”, ka thënë Magnus Jakobsson.

Jakobsson dje ka vizituar lokalin “Lejas Café” në Suedi, ku punonte e ndjera Liridona Ademaj, nga ku shprehi ngushëllime duke theksuar se ajo ishte person i mrekullueshëm. Aty në nderim të saj u ndezën qirinj e u vendosën lule.

Për vrasjen e Liridonës, ka reaguar edhe kafiteria ku ajo punonte, duke thënë se Liridona ishte person shumë i dashur dhe se mirëpriste mysafirët e sigurohej që ata t’i dilnin të kënaqur nga kafeneja.

“Me trishtim të madh dhe zemra të rënduara duhet të njoftojmë sot se një person kaq i mrekullueshëm duhej të largohej shumë herët nga kjo botë. Një grua që vlerësonte gjithmonë klientët e saj dhe dëshironte të sigurohej që ata të kishin gjithmonë përvojën më të mirë me ne.

Ajo gjithmonë jepte 100 përqindëshin e saj në vendin e punës dhe ishte vërtetë e hareshme me një buzëqeshje që ua ngjitke shpejt edhe kolegëve, edhe klientëve. Ajo e donte jetën familjare dhe 2 djemtë e saj të mrekullueshëm më shumë se çdo gjë në botë”, thuhej në reagimin e “Lejas Café”.

Ndërsa, ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, e ka vizituar dje familjen Ademaj në Rracaj për t’u shprehur ngushëllimet për rastin e tmerrshëm të vrasjes së anëtarit të tyre të familjes Liridonës, shtetase suedeze.

Ai e ka përshëndetur reagimin e shpejtë të Policisë dhe Prokurorisë që të sjellin të dyshuarit para drejtësisë.

“Këtë mëngjes vizitova familjen Ademaj në Rracaj për tu shprehur ngushëllimet e mia të përzemërta për rastin e tmerrshëm të vrasjes së anëtarit të tyre të familjes Liridonës, shtetase suedeze. Përshëndes reagimin e shpejtë të Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë për të sjell të dyshuarit tek drejtësia”, ka shkruar Westerlund në platformën X.

Gjykata Themelore e Prishtinës, dje ua ka caktuar nga një muaj paraburgim tre të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt.

Sipas Gjykatës, bazuar në arsyetimin e Prokurorisë ka prova të mjaftueshme për të cilat më pas të akuzuarit do të mund të arratiseshin ose të ndikonin në prova.

Tre të dyshuarit, Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla janë dërguar në Burgun e Sigurise së Lartë në Dyz./Botasot

The post Vrasja e Liridonës, deputeti suedez i pikëlluar: S’mund të spekuloj, por… appeared first on 27.

Të Lidhura

IKMT pranon skandalin, fundosen 2 godina banimi te pallatet e ‘Alabbar-it‘ në “Durrës Marina” –

IKMT pranon skandalin, fundosen 2 godina banimi te pallatet e ‘Alabbar-it‘ në “Durrës Marina” –

nga 27
12:46 | 13/05/2026
0

Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ka konfirmuar skandalin e raportimeve të fundit në media lidhur me fundosjen e...

Të akuzuar për shkelje barazie në tendera, shtyhet seanca për ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë –

Të akuzuar për shkelje barazie në tendera, shtyhet seanca për ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë –

nga 27
12:34 | 13/05/2026
0

Sot ishte parashikuar të mbahej seanca për dosjen “5D” me të pandehur ish-zyrtarët e Bashkisë së Tiranës ndërsa bëhet me...

Ka edhe kallëzime të tjera, ka abuzuar prej vitesh –

Ka edhe kallëzime të tjera, ka abuzuar prej vitesh –

nga 27
12:12 | 13/05/2026
0

Avokatja Refxhei Tola, e cila përfaqëson 21-vjeçaren që ka denoncuar një mjek për abuzim seksual, ka deklaruar se ndaj kirurgut...

Të sjell transkriptin e intervistës së ministrit të nd –

Të sjell transkriptin e intervistës së ministrit tënd –

nga 27
11:50 | 13/05/2026
0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj artikullit të gazetarit Eddy Wax në Bruksel lidhur me debatin mbi marrëveshjen Shqipëri-Itali për...

Para
Më 8 maj 2024 mbahen zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut –

Më 8 maj 2024 mbahen zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

IKMT pranon skandalin, fundosen 2 godina banimi te pallatet e ‘Alabbar-it‘ në “Durrës Marina” –

IKMT pranon skandalin, fundosen 2 godina banimi te pallatet e ‘Alabbar-it‘ në “Durrës Marina” –

12:46 | 13/05/2026
Të akuzuar për shkelje barazie në tendera, shtyhet seanca për ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë –

Të akuzuar për shkelje barazie në tendera, shtyhet seanca për ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë –

12:34 | 13/05/2026
Ka edhe kallëzime të tjera, ka abuzuar prej vitesh –

Ka edhe kallëzime të tjera, ka abuzuar prej vitesh –

12:12 | 13/05/2026
Të sjell transkriptin e intervistës së ministrit të nd –

Të sjell transkriptin e intervistës së ministrit tënd –

11:50 | 13/05/2026
Të sjell transkriptin e intervistës së ministrit të nd –

Të sjell transkriptin e intervistës së ministrit të nd –

11:24 | 13/05/2026

Më Të Lexuarat

  • IKMT pranon skandalin, fundosen 2 godina banimi te pallatet e ‘Alabbar-it‘ në “Durrës Marina” –
  • Të akuzuar për shkelje barazie në tendera, shtyhet seanca për ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë –
  • Ka edhe kallëzime të tjera, ka abuzuar prej vitesh –
  • Të sjell transkriptin e intervistës së ministrit tënd –
  • Të sjell transkriptin e intervistës së ministrit të nd –
  • U përjashtua nga gara për kreun e PD-së, Gjykata e Tiranës refuzon Meremen –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • IKMT pranon skandalin, fundosen 2 godina banimi te pallatet e ‘Alabbar-it‘ në “Durrës Marina” –
  • Të akuzuar për shkelje barazie në tendera, shtyhet seanca për ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com