Nga të shtënat me armë zjarri në një lokal në qendërt të qytetit të Elbasanit, ka mbetur i vdekur juristi Ravik Gurra.
Gura ka qenë avokat në procesin gjyqësor të Çapajve dhe Emiliano Shullazit.
Ai ka marrë pjesë në procesin që Shullazi ka ndaj Ylvi Beqajt për çështjen “Vollga”, ku Shullazit dhe grupi i tij që akuzohen për veprën penale “shtrëngim për dhënie pasurie dhe grup të strukturuar kriminal”.
Ravik Gurra, tha në gjyq se pyetjet e tyre ndaj dëshmitarit nuk ishin konfidenciale, por kishin karakter procedural.
Gurra po ashtu ka qenë edhe avokat i ‘Hakmarrjes për Drejtësi’ dhe i ‘Çapajve’ në Elbasan.