Renato Milloshi, është vetëdorëzuar në polici 9 muaj pasi u shpall në kërkim si i dyshuar për vrasjen e Elton Çiços.
Bëhet me dije se djali i ish-kryetarit të ndjerë të Partisë Komuniste u vetëdorëzua pas disa negociatash me policinë.
Renato Milloshi së bashku me Jani Alian kanë ekzekutuar Elton Çiçon mbrëmjen e 2 majit të vitit të kaluar parë në një lokal pranë stadiumit “Selman Stërmasi”.
36 vjeçari është dënuar edhe më parë nga Gjykata e Tiranës, më 30 mars të vitit të kaluar për mbajtje pa leje të armëve sportive.