Vrasja e Ardian Çollakut dhe Lulzim Bitrit, ja momenti i ekzekutimit pranë karburantit në Elbasan (FOTO) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrasja e Ardian Çollakut dhe Lulzim Bitrit, ja momenti i ekzekutimit pranë karburantit në Elbasan (FOTO)

19:25 | 18/05/2022
në Shqiperi
0

Ditën e sotme për herë të parë janë zbuluar pamjet nga vrasja e Ardian Çollakut dhe Lulzim Bitrit, mbrëmjen e 4 tetorit të vitit 2021, pranë një karburanti në aksin Elbasan-Metalurgjik. Zbulim ky i bërë nga emisioni “Në shënjestër” i gazetares Klodiana Lala.

Çollaku një emër i njohur, i dënuar më herët për trafik të lëndëve narkotike, ku ndaj tij dhe mikut të tij siç do e shikoni edhe më pas u derdhën 23 plumba.

Këto janë pamjet e para të atentatit, ku e gjithë ngjarja zhvillohet në një lavazh makinash pranë një karburanti dhe viktimat me rreth të kuq në pamje të parë po qëndrojnë qetësisht pranë një makine, jashtë lavazhit.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Ndërkohë që për të ilustruar të gjithë rekuizitën e këtij krimi, në anë të karburantit është i ndaluar edhe një autobus pasagjerësh me drejtim Greqinë që në këtë moment po furnizohej me karburant pranë lavazhit ku vetëm pas pak sekondash do të ndodhë krimi.

Vetëm, 34 sekonda nga fillimi i këtyre pamjeve, siç shikohet edhe nga planet, drejt lavazhit vjen me shpejtësi një automjet tip “Benz” që futet në brendësi, ndërkohë që viktimat e këtij atentati vazhdojnë të bisedojnë të qetë në këmbë jashtë tij.

Nga ana tjetër, vetëm 50 sekonda më pas, makina tip “Benz” e autorëve del nga lavazhi dhe ndalon përballë vendit ku Ardian Çollaku dhe Lulzim Bitri po qëndronin në këmbë.

Në momentin e parë nga dera e parme e automjetit, bëhet me dije se del një person i veshur me bluzë të zezë dhe me kapele po të zezë në kokë që qëllon i pari ndaj dy shënjestrave të atentatit. Paralelisht me të, një person i dytë del nga dera e pasme e makinës dhe qëllon mbi viktimën e dytë.

Ndërkohë, autori i dytë për t’u siguruar që e kishin kryer si duhet punën, shkon dhe godet sërish mbi viktimën e tij. Dhe ky është momenti kur makina e autorëve lë vendngjarjen.

E gjithë skena e ekzekutimit është kryer në sytë e terrorizuar të dhjetëra pasagjerëve që ndodheshin në këtë moment në autobusin e linjës së Greqisë, që po furnizohej në karburantin ngjitur me vendin e krimit.

Kujtojmë se ishte kjo pra vrasja e dyfishtë që tronditi Elbasanin mbrëmjen e 4 tetorit 2021 që ka mbetur ende e pazbardhur dhe që pret drejtësi.

Etiketa: vrasje

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Bislimi takim me Gjukanoviç: E ardhmja e dy shteteve tona është në BE

Bislimi takim me Gjukanoviç: E ardhmja e dy shteteve tona është në BE

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Arrestohet 37-vjeçari në Paskuqan, në momentin e ndalimit mbante maskë silikoni dhe… –

Arrestohet 37-vjeçari në Paskuqan, në momentin e ndalimit mbante maskë silikoni dhe… –

09:30 | 06/04/2026
Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –

Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –

09:26 | 06/04/2026

09:12 | 06/04/2026
Lezha tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, biznese dhe automjete të dëmtuara –

Lezha tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, biznese dhe automjete të dëmtuara –

08:28 | 06/04/2026
E kam të vështirë të them a besoj –

E kam të vështirë të them a besoj –

08:18 | 06/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Arrestohet 37-vjeçari në Paskuqan, në momentin e ndalimit mbante maskë silikoni dhe… –
  • Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –
  • Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –
  • Lezha tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, biznese dhe automjete të dëmtuara –
  • E kam të vështirë të them a besoj –
  • E kam të vështirë të them a besoj –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Arrestohet 37-vjeçari në Paskuqan, në momentin e ndalimit mbante maskë silikoni dhe… –
  • Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com