Vrasja e 35-vjeçares shqiptare në Itali, autori mohon akuzat – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrasja e 35-vjeçares shqiptare në Itali, autori mohon akuzat

22:18 | 08/06/2022
në Shqiperi
0

Daniele Bedinit, 32-vjeçarit i cili akuzohet për vrasjen me dashje të prostitutës shqiptare, Nevila Pjetri vijon të deklarojë se është i pafajshëm dhe pretendon se natën e dy vrasjeve ishte në një lokal me miqtë e tij. Ajo u gjet e vrarë të dielën në shtratin e lumit Parmignola në Marinella, në afërsi të Sarzana, e vrarë me dy plumba pistolete në kokë. Pak më larg, disa orë më vonë u gjet edhe trupi i Camilla-s, transit që jetonte në Albiano Magra. Aktualisht, hetimet vijojnë ende për të sqaruar nëse ka një lidhje mes dy vrasjeve. Dhe gjasat janë që po.

Alibia e autorit të dyshuar: Daniele Bedini ndodhet në burgun e La Spezia kur pret vlerësimin e masën e sigurisë, që pritet të mbahet nesër ose të premten. Mediat italiane shkruajnë se pasi takoi avokatin e tij, tha se natën e vrasjes ndodhej në një lokal me disa miq dhe me qenin e tij dhe se kishte qëndruar aty deri pas mesnatës (vrasja e Nevilës dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 02:00 të natës). Për momentin hetuesit e akuzojnë Bedinin vetëm për vrasjen e Nevilës, jo për atë të Camilla-s, ndonëse hipotezat janë se mund të jenë të lidhura me njëra-tjetrën. Për avokatin e Bedinit nuk ka asnjë të dhënë që e lidh 32-vjeçarin me vrasjen e dytë.

Shqiptarja u vra me dy plumba pistolete në kokë, një në pjesën ballore, e një pas veshit të majtë. Sa i takon Camilla-s, rezultatet e autopsisë nuk kanë dalë ende. Dyshimet janë se edhe ajo ka vdekur në mënyrë të ngjashme, me plumba pistolete. Sa i takon orës së vrasjeve, dyshimet janë se Nevila dhe Camilla janë vrarë pak orë larg nga njëra-tjetra, ndonëse trupi i transit u gjet disa orë më vonë. Teksa mbetet ende e paqartë nëse 35-vjeçarja shqiptare u vra tek vendi ku u gjet apo diku tjetër, Camilla dyshohet se u vra në makinën e saj. Trupi i saj u gjet jo shumë larg automjetit, ndërsa brenda makinës u gjetën njolla gjaku dhe gëzhoja.

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Hetimet, kërkohen telefonat e viktimave: Përveç gëzhojave që u gjetën në makinën Ford Fiesta të Camilla-s dhe njollave të gjakut, po hetohen edhe tabulatet telefonike. Celulari i Nevilës rezulton se ka qenë i ndezur pak para orës 02:00 (shumë pak kohë pas vdekjes), ndërsa ai i Camilla-s deri në mëngjes. Të dy telefonat janë zhdukur së bashku me disa sende personale dhe aktualisht po kërkohen nga autoritetet në zonën ku u gjetën dy trupat. Në analizë është edhe telefoni i Bedinit, për të verifikuar nëse ai mund të jetë ndodhur pranë zonës së vrasjeve.

Arma: Edhe arma e krimit vijon të mos gjendet. Mes detajeve që çuan në arrestimin e Daniele Bedinit ishte edhe fakti se një pistoletë, me gjasë gjysmëautomatike që mund të jetë e kalibrit 22, u zhduk nga shtëpia e babait të Bedinit. I ati e kishte denoncuar vjedhjen e armës, mëngjesin e së shtunës së 4 Qershorit.

Mbetet ende për t’u provuar lidhja e mundshme mes dy vdekjeve, të Camilla-s dhe Nevilës. Dëshmitarë të ndryshëm thonë se e panë Nevilën të hipte në një makinë të bardhë. Hetuesit kanë dyshime se Camilla mund ta ketë parë këtë skenë, ose mund ta ketë njohur personin që i jepte makinës. Ky mund të ketë qenë edhe shkaku që mund ta ketë çuar Bedinit të kryente një vrasje të dytë brenda pak orëve. Daniele Bedini rezulton person me precedentë penalë për grabitje dhe disa vepra të tjera penale, vepra që duket se i kryente edhe për të siguruar kokainë. Dyshimet janë se ai e mori prostitutën shqiptare në makinë jo për shërbimin e saj, por për ta grabitur.

Etiketa: AkuzatAutoriItalimohonshqiptarevrasja

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
Plus apo minus? Kosova jashtë “Ballkanit të Hapur”

Këshilltari i Kurtit: “Open Balkan” është në dëm të Kosovës”, se kuptojmë pse Shqipëria e shtyn përpara

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com